Lojtarët e Interit gjatë stërvitjes

Starton faza e grupeve e Champions, spikasin Inter-Tottenham e Liverpool-PSG

18 Shtator 2018, 09:53| Përditesimi: 18 Shtator 2018, 10:03

  • Share

Faza e grupeve e Champions League nis sot në orën 18:55. Kjo është njëra nga risitë e kompeticionit më të rëndësishëm për klube ndryshimi i orarit . Championsin e nis grupi B dhe ndeshja më interesante është ajo që do të luhet në “San Siro” mes Interit dhe Tottenham.

Zikaltërit rikthehen në Champions pas 6 vitesh dhe e bëjnë këtë në mënyrën më të keqe të mundshme pasi në kampionat po kalojnë një mini krizë. Trajneri Luciano Spalleti ka mbajtur një fjalim përpara skuadrës në stërvitje dhe në konferencë ka thënë:

”Ndeshja ndaj Totenhamit do të na shërbejë si pikë kthese. Mungesën e eksperiencës do ta luftojmë me entuziazëm dhe e dimë se cfarë duhet të bëjmë”.

Interi ka mungesa dhe pritet të luajë me mbrojtjen me tre dhe Candreva e Asamoah nga krahët e në sulm Perisic, Nainngolan e Icardi. Edhe londinezët e Tottenham nuk po kalojnë një moment të mirë pasi kanë mungesa dhe humbën ndeshjen e fundit me Liverpool në kampionat.

Trajneri Maurizio Pochetino vlerëson Interin ndërsa skuadrën do ta udhëheqë Harry Kane dhe vendet e Lloris, Trippier dhe Alderëeireld do ti zënë Vorm, Sanchez dhe Aurier. Në “Camp Nou” Barcelona pret holandezët e PSV në duelin tjetër të një grupi të fortë.

Katalanasit janë me pikë të plota në kampionat dhe nuk pritet që të kenë problem për të marrë tre pikët e para. Ndërsa në orën 21:00 edhe ky një orar i ri për ndeshjet e Champions zbrezin në fushë grupet A,C dhe D ku spikat dueli mes Liverpool dhe PSG, Napoli luan në Beograd ndaj Crvena Zvezda, Monaco pret Atletico Madrid, Dortmund luan në transfertë ndaj Bryzh dhe për grupin D luhen ndeshjet Schalke-Porto dhe Galatasaray-Lokomotiva e Moskës.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?