Statuti i PD, nuk parashikohet dorëheqje e kryetarit në rast se humbet zgjedhjet

2 Shtator 2023, 17:11| Përditesimi: 2 Shtator 2023, 17:15

  • Share

1693667755_BashaPD.jpg

Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike i mbledhur sot në Pallatin e Sportit Asllan Rusi në Tiranë ka miratuar përmes votimit nen për nen të gjitha ndryshimet statutore të kësaj force politike. Me ndryshimin e statutit, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha do të jetë edhe kreu i grupit parlamentar kur kjo parti të jetë në opozitë, post të cilin e mbante Gazment Bardhi. Mes këtyre pikave që përcakton statuti, nuk ka asnjë pikë që e detyron kryetarin të japë dorëheqje nëse humb zgjedhjet. Sipas nenit 20 mandati i kryetarit mund të ndërpritet për mungesë efektiviteti e rezultatesh vetëm në rast gjykohet e tillë pas procesit të parashikuar në nenin 11 i statutit.

“NENI 20 AFATET E ZGJEDHJEVE 1. Të gjitha organet e Partisë iu nënshtrohen zgjedhjeve periodike çdo katër vjet. 2. Mandati i organit të zgjedhur konsiderohet i përfunduar me plotësimin e afatit 4-vjeçar nga data e kostituimit të tij. Mandati individual i një funksionari të zgjedhur të partisë, përfundon në raste vdekjeje, dorëheqjeje ose mase disiplinore. Mandati mund të ndërpritet për mungesë performance (rezultatesh) kur gjykohet e tillë pas procesit të parashikuar nga neni 11 i Statutit. Rregullat më të hollësishme përcaktohen me akte nënstatutore të miratuara nga Kryesia e Partisë. 3. Procedurat për zgjedhjen e organeve të cilave iu përfundon mandate, fillojnë jo më vonë se 45 ditë përpara datës së përfundimit të mandatit. 4. Në mungesë të fillimit të procedurave për zgjedhjen e organit të cilit i ka përfunduar mandati, nga organi përgjegjës për njoftimin dhe fillimin e tyre, procedurat konsiderohen si të njoftuara dhe të filluara në afatin e parashikuar në pikën 3 të këtij neni. Partia Demokratike e Shqipërisë, Rr. Donika Kastrioti, 1010, Tiranë, Shqipëri 5. Komisioni Zgjedhor cakton kryesisht datën e zgjedhjeve, zhvillon procedurat për realizimin e zgjedhjeve, miraton rezultatin e zgjedhjeve dhe realizon procedurat për kostituimin e organit të zgjedhur”.

 

Neni 11 flet për analizë përmes diskutimit të hapur me anëtarët, apo sondazheve të organizuara prej saj, sipas organizimit dhe nivelit të pjesëmarrjes apo përfaqësimit

“1)Anëtarët, organet dhe funksionarët politikë të e Partisë Demokratike të Shqipërisë, i nënshtrohen procesit periodik të vlerësimit të performancës dhe kontributit, nëpërmjet analizës dhe diskutimit të hapur me anëtarët, apo sondazheve të organizuara prej saj, sipas organizimit dhe nivelit të pjesëmarrjes apo përfaqësimit. Vlerësimi periodik i performancës dhe kontributit, mbahet në konsideratë gjatë ecurisë në karrierën e tyre brenda organeve të partisë apo funksioneve përfaqësuese politike. 2) Rregullat e hollësishme për të garantuar llogaridhënien dhe vlerësimin e performancës përcaktohen me vendim të Kryesisë së Partisë”, thuhet në këtë nen.


Lajmi kryesor:

Kuvendi Kombëtar miraton ndryshimet në statutin e PD-së! Basha largon Bardhin, bëhet edhe kreu i grupit! Mesazh ‘Foltores’: Ikni nga Berisha, dorë e pistë e vjetër


B.K/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?