'S’të jep njeri para', Fyelltari i indinjuar ka një propozim për shtetin

26 Tetor 2023, 08:27| Përditesimi: 26 Tetor 2023, 08:29

  • Share

 

Personazhi i radhës në emisionin “Një nga ne” është Sefedin Rrodhe.

Për kamerën e Report Tv, babai i dy fëmijëve, tregon sesa e vështirë është bërë jetesa për artistët.

Të ardhurat e pakta që merr nga fyelli e kanë detyruar atë, që të gjejë variante të tjera punësimi për të siguruar jetesën në Gramsh.

Ka një dyqan të vogël në lagjen Pishaj dhe një mulli ku vijnë për të bluar misër, grurë, tërshërë i gjithë fshati.

Në mënyrë që të mbahet gjallë tradita e fyellit Sefedini ka një propozim për shtetin.

“Unë dhe Neimi, të shkojmë nëpër shkolla, të bëjmë një orë muzikë dhe të përzgjedhim nxënësit që kanë talent. Kështu rritet vlera e fyellit dhe atëherë do të zgjedhim Yjet e Fyejve”, shprehet ai.


Lajmi kryesor:

Një jetë mes tingujve të fyellit, Sefedin Rrodhe rrëfen pasionin: Të ardhurat janë të pakëta, por instrumentin nuk e braktis! Jetesën e siguroj duke bluar drithëra


SI.E.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?