Pamje nga Afganistani

Kronikë

Strehimi i afganëve, reagon Rusia: Të gatshëm të ofrojmë shërbime të aviacionit civil, të evakuohen të gjithë qytetarët

21 Gusht 2021, 19:20| Përditesimi: 21 Gusht 2021, 20:31

  • Share

Ministri i Punëve tё Jashtme tё Rusisë Sergei Lavrov ka deklaruar se Rusia është e gatshme të ofrojë shërbime të aviacionit civil rus për të siguruar evakuimin e çdo numri të qytetarëve afganë. 

Ambasada ruse në Shqipëri ka shpërndarë deklaratën e Lavrov i cili thekson se se ka marrë garancinë e autoriteteve të reja të Afganistanit dhe se nuk ka pengesa për mbërritjen dhe nisjen e avionëve rusë nga Kabuli.

“Siguria e avionëve, ekuipazheve dhe pasagjerëve është e garantuar” thekson Lavrov i cili akuzon shtetet perëndimore. Gjithashtu ai shton, se Rusia do të udhëhiqet nga detyrimet e saj ndërkombëtare në fushën humanitare.

Deklarata e ambasadës ruse në Shqipëri:

Për mundësitë e rusisё pёr evakuimin e qytetarëve afganë që dëshirojnë të largohen nga vendi i tyre (nga brifingu i përfaqësueses zyrtare të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë znj. Maria Zakharova, Moskë, mё 19 gusht 2021)

“Duke u nisur nga situata qё po vezhgohet tani pёr tani në aeroportin e Kabulit dhe paaftёsia e një serё shtetesh perëndimor tё organizojnё evakuimin e diplomatëve, ushtarakeve dhe civilëve të tyre nga Afganistani, pa përmendur afganët që bashkëpunuan me ta dhe familjet e tyre që duan të largohen nga vendi, por nuk e kanё një mundësi të tillë, ne do tё donim tё informonim si mё posht vijon.

Me qellim parandalimin e përkeqësimit tё situatës humanitare në Afganistan, ne jemi të gatshëm të ofrojmë shërbime të aviacionit civil rus për të siguruar evakuimin e çdo numri të qytetarëve afganë, përfshirë gratë dhe fëmijët, drejt vendeve të huaja që do tё tregojnë interes për t'u pritur dhe akomoduar.

Siç na siguruan përfaqësuesit e autoriteteve të reja në Afganistan, nuk ka pengesa parimore për mbërritjen dhe nisjen e avionëve rusë nё/nga Kabuli. Siguria e avionëve, ekuipazheve dhe pasagjerëve është e garantuar”. Pёr sa i pёrket mundesisё sё pranimit tё refugjatëve nga Afganistani nё vendin e vet, Rusia do të udhëhiqet nga detyrimet e saj ndërkombëtare në fushёn humanitare, deklaroi Ministri i Puneve tё Jashtme tё Federates Ruse z. Sergei Lavrov.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?