Pamje nga Afganistani

Bota

Nga Shqipëria në Kosovë, Maqedoni e Veriut e Ukrainë, Sekretari amerikan i Shtetit: Këto janë 12 shtetet që kanë pranuar të strehojnë afganët, 14 u ofruan si rrugë tranziti

21 Gusht 2021, 07:49| Përditesimi: 21 Gusht 2021, 21:37

  • Share

12 vende kanë pranuar deri tani të strehojnë përkohësisht refugjatët afganë dhe të paktën 14 vende kanë pranuar të veprojnë si rrugë tranziti për të evakuuarit. Kështu ka deklaruar Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken në një deklaratë për shtyp.

Blinken tha se afganët që mund të përfitojnë nga statusi i refugjatët nuk kanë kaluar ende procesin e kontrollit për t’u vendosur në SHBA dhe do të strehohen përkohësisht në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni të Veriut, Kanada, Kolumbi, Kosta Rika, Kili, Meksikë, Poloni, Katar, Ruandë, Ukrainë dhe Ugandë.

Kurse ndër vendet tranzit përfshihet Bahreini, Danimarka, Francë, Gjermania, Italia, Kazakistani, Kuvajti, Katari, Taxhikistani, Turqia, Ukrainë, Emiratet e Bashkuara Arabe, Britania dhe Uzbekistani.

“Na ka dhënë zemër fakti që vende të tjera kanë shikuar mundësinë për të ofruar ndihmë. Nuk kemi përparësi më të lartë se sigurinë e shtetasve amerikanë jashtë vendit dhe përmbushjen e premtimit ndaj partnerëve tanë afganë në rrezik", tha Blinken.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price tha se Shtetet e Bashkuara i marrin me shumë seriozitet njoftimet për friksim ose rrahje të amerikanëve në Kabul, duke shtuar se talebanët i kanë dhënë garanci Uashingtonit se do t'i lejojnë afganët që dëshirojnë të largohen nga vendi ta bëjnë këtë edhe pas 31 gushtit. Shtetet e Bashkuara deri më tani nuk kanë qenë në gjendje të sigurojnë kalim të sigurt për qytetarët amerikanë ose të tjerë, por kanë thënë se kanë marrë garanci nga talebanët, se ata nuk do t’i bllokojnë njerëzit që duan të shkojnë në aeroport.

Por njoftimet nga terreni sugjerojnë të kundërtën. Mijëra afganë që mbanin në dorë fëmijë e dokumente, vazhdojnë të mbushin aeroportin ndërsa luftëtarët talebanë me armë zjarri po urdhërojnë ata që nuk kanë dokumente udhëtimi të kthehen në shtëpi. Në aeroport dhe përreth tij, 12 persona janë vrarë që nga dita e dielë sipas zyrtarëve të NATO -s dhe grupit taleban. 

Grupi i shteteve tranzit:

Bahreini

Danimarka

Franca

Gjermania

Italia

Kazakistani

Kuvajti

Katari

Taxhikistani

Turqia

Ukraina

Emiratet e Bashkuara Arabe

Mbretërinë e Bashkuar

Uzbekistani

Grupi i shteteve që ofron strehim:

Shqipëria

Kanadaja

Kolumbia

Kosta Rika

Kili

Kosova

Maqedonia e Veriut

Meksika

Polonia

Katari

Ruanda

Uganda


Lajmi kryesor:

Afganistan/ Kaos në aeroport, turma shtyp për vdekje 4 gra! Lideri i talebanëve në Kabul 'për bisedime' qeveritare, iu bashkohet vëllai i ish-presidentit


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?