VIP & Spektakël

Stresi u lirua nga burgu, reagon menjëherë bashkëshortja e tij (FOTO)

14 Qershor 2019, 13:40| Përditesimi: 14 Qershor 2019, 13:45

  • Share

Reperi Arkimed Lushaj u lirua nga burgu 8 muaj pas arrestimit të tij. I njohur me emrin e artit si Stresi, u arrestua në 17 tetor të vitit të kaluar në një hotel në zonën e Linzës me armë dhe kokainë.

Gjatë kontrollit blic, Stresit iu gjet dhe sekuestrua një sasi e vogël kokaine, një armë zjarri pistoletë e tipit “Beretta” si dhe 12 fishekë të modelit 7.65 mm.

Drejtësia e ka dënuar Stresin vetëm për armëmbajtje, ndërsa akuza për kokainën dhe grup kriminal ka rënë duke u dënuar me 3 vite burg nga gjykata.

Si pasojë e gjykimit të shkurtuar, përfundimisht ai u dënua me 2 vite, ndërsa u lirua nga gjykata pas tetë muajsh burg me argumentin se nuk përbën rrezikshmëri.

 Menjëherë ka reaguar në rrjetet sociale bashkëshortja e tij Kejsi Lushaj, e cila la Kanadanë për të vizituar në qeli bashkëshortin e saj. ‘Faleminderit Zot’ ka shkruar ajo në rrjetet sociale dhe më pas ka postuar një foto të stresit ku duket triumfues.

1/2
Komento

Komente

  • Shqipe: 15/06/2019 00:59

    Po jep efekte reforma ne drejtesi.

    Përgjigju
  • Vlonjati99ave: 14/06/2019 15:48

    Po të ishte ndonjë hallexhi tjetër pa mbështetje e pa para do ishte akoma duke u kalbur në burg për armëmbajtje pa leje. Pfff as ka për t’u bërë ndonjëherë ai vend!!!!!

    Përgjigju
    • Moni: 15/06/2019 00:12

      Per armembajtje the e? Po per vjedhje buke ore, hallexhiu do i kishte bere 3 vite dite me dite. Dhe ka raste qe dhe ste bejne daljen nga burgu dhe rri dhe ca me shume. Ndersa ky del per 8 muaj, nderkohe qe eshte denuar 2 vjet.

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kalon për gjykim për dosjen Partizani, a do të ketë drejtësi?