TIRANË- Vaksinimi i qyterarëve në vendin tonë ka ndikuar në rënien e shifrave të infektuarve me COVID-19. I këtij mendimi është mjeku infeksionist Gent Stroni.
“Tashmë ju e shikoni që numrat në të gjithë Shqipërinë kanë një rënie maksimale por ky është edhe kontributi vaksinës, edhe për faktin sepse vaksinimi i mirë i personelit shëndetësor bën të mundur të mos të transmetohet ky lloj virusi te personat e tjerë. Mos harroni që janë pikërisht këta persona që arrijnë ta transmetojnë nga një pacientë tek një i afërm, tek një person i dytë por ndërprerja e këtij zinxhiri nëpërmjet vaksinimit do të thotë shumë”-tha mjeku Gent Stroni.
Mjeku Stroni tregon se ka një rënie drastike të shtrimeve, ndërsa shpjegon se aktualisht pacientët shkojnë në spital në fazë të mesme ose të rëndë.
“Me gëzim e them që kemi një rënie drstike të të shtruarve në spital. Moshat që vijnë në spitale janë të ndryshme. Gjithë problematika qendron kush prej tyre mund ta suportojë dhe kush prej tyre mundet të humbasi jetën ose ta kalojë më rëndë. Ata të cilët nuk arrijnë dot të përballen me këtë lloj sëmundje janë pikërisht moshat e kaluara”-u shpreh mjeku.
Sipas mjekut infeksionit pritet një rritje e lehte e shifrave në vijim dhe thotë se është ende herët për te hequr dorë nga kujdesi.
“Parashikojë që do të kemi një luhatje dhe një vazhdimësi ndoshta jo me numra të lartë por le të shpresojmë që bashkë me verën të na iki një pjesë e mirë e problemeve që kemi me këtë sëmundje. Unë do thosha që në këtë moment jemi akoma shpejtë për të hequr nga pjesa e kujdesit qoftë edhe maskën qoftë edhe distancimin. Pra le ti bëjm yzmetin dhe kujdesin ta shikojmë që në momentin e parë që në momentin që jemi të shëndetshëm”-tha ndër të tjera mjeku Stroni.
Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe në ato rajonale ka 221 pacientë ndërsa në spitalin COVID 4 nuk ka më të shtruar por qëndron në gatishmëri.