Edi Rama, kryeministër

Politikë
Top 24

Studentët/ Rama: Nga nesër 2 përfaqësues do japin shpjegime në sekretariate për pagesën e tarifave

13 Janar 2019, 14:13| Përditesimi: 13 Janar 2019, 16:25

  • Share

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me pagesën e tarifave të studimit. Rama thotë se nga nesër në sekretariatet e çdo universiteti do të jenë dy përfaqësuesë nga ministria e Financave dhe Arsimi që do të japin shpjegime për tarifat e studimit dhe pagesën e tyre në janar.

“Nga nesër në sekretariatet e universiteteve do të vendosen dy përfaqësues të ministrive të financave e të arsimit, për të asistuar studentët që duan shpjegime apo duan të adresojnë probleme specifike, lidhur me zbatimin e VKM mbi tarifat e bursat brenda janarit.”-shkruan Rama në rrjetet sociale.

Deklarata e Ramës vjen pas miratimit në muajin dhjetor të Paktit për Universitetin, një platformë që synon t'ju japë zgjidhje problemeve me arsimin e lartë në Shqipëri. Punësimi i studentëve të shkëlqyer në administratën publike është edhe një prej vendimeve të marra nga qeveria në fund të 2018-ës si pjesë e "Paktit për Universitetin" (Lexo këtu).

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?