Foto ilustruese

Lifestyle

Studimet nxjerrin të dhëna surprizuese, të biesh në dashuri shton në peshë

2 Gusht 2018, 22:29| Përditesimi: 2 Gusht 2018, 22:32

  • Share

Të gjesh një partner/partnere është një nevojë dhe dëshirë që çdo njeri e ndjen. Afeksioni dhe dashuria që i dhurojnë dy të dashuruar njëri-tjetrit janë shumë të rëndësishme, por një studim i fundit ka zbuluar se të qenurit në një marrëdhënie ka një ndikim të madh edhe në rritjen e peshës trupore. Ndikuesi i parë dhe më i rëndësishmi është nevoja për tu dukur tërheqës.

Sapo gjen dikë që të bën të lumtur bie dukshëm shqetësimi dhe nevoja për t’u dukur tërheqës, gjë që i bën persona të caktuar të shtojnë disa kile. Ndikues tjetër është edhe partneri, i cili mund të të motivojë drejt një jete të shëndetshme, ose drejt të ngrënit në mënyrë të pashëndetshme.

Ndërsa arsyeja e fundit e nxjerrë nga studimi bën me faj hormonet. Një person i lumtur dhe i dashuruar ka më shumë dëshirë për të ngrënë ushqime që përmbajnë shumë karbohidrate.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?