Studimi: Femrat që aplikojnë grim të rënduar ka më pak gjasa të shihen si lidere, ja arsyeja

29 Shkurt 2020, 23:13| Përditesimi: 1 Mars 2020, 05:14

  • Share

Makeup-i mund të ndikojë shumë për besimin tonë dhe punën që ne bëjmë në vendin e punës. Sipas një studimi, ata të cilët bëjnë makeup paguhen më shumë sesa ata që nuk bëjnë.

Sidoqoftë, makeup-i ka edhe mangësitë e tij po ashtu, pasi sipas studimit aplikimi i një sasie të madhe i bën gratë të duken sikur nuk kanë aftësi të forta drejtuese. Përmes shkrimit të mëposhtëm, Bright Side na tregon se si grimi mund të jetë miku ose armiku ynë në punë.

Grimi i’u rrit vetbesimin femrave, pasi tregon prezencë dhe hijeshi, por jo nëse aplikojmë shumë prej tij.

Kozmetika mund të përmirësojë bukurinë tonë dhe kështu të na bëjë të dukemi më të favorshëm në sytë e njerëzve të tjerë. Ajo mund të na shtyjë përpara në një ‘garë’- si p.sh: kur jemi duke luftuar për të tërhequr vëmendjen e një partneri potencial gjatë një dalje. Mirëpo,e njëjta sasi e përdorur në evente të rëndësishme- punë p.sh-  nuk i jep femrës figurën e një lidere.

Në studim morën pjesë 150 persona, edhe afrikane dhe kaukaziane, për të dhënë gjykimin e tyre për femrat për të cilët ata mendojnë se kanë aftësi drejtuese.

Pa marrë parasysh se çfarë gjinie apo race ishin pjesëmarrësit, ata në të vërtetë nuk i panë gratë që kishin vendosur grim për një natë sociale, si drejtuese. Arsyeja është e thjesht, pamja e rënduar e përbërjes është më shumë e lidhur me shoqërimin dhe argëtimin, sesa me seriozitetin e një drejtuese/shefeje.

Grimi magjepsës nuk është për vendin e punës.

Një studim i Universitetit Harvard/Boston u pajtuar me faktin se grimi magjepsës nuk vlen përditshmërinë në punë. Rezultatet e studimit arritën në përfundimin se, nëse ndihma e kozmetikës i bën gratë të duken më kompetente, pamja dramatike ose magjepsëse (shkëlqimi, xixat) mund të bëjë që ato të shihen si më pak të besueshme me kalimin e kohës. Si i tillë, këshillohet të ruani thjeshtësinë dhe të mos visheni joshëse në punë nëse dëshironi të jeni i/e besueshm/e.

Kjo gjithashtu do të thotë se grimi nuk mund të aplikohet njësoj dhe ne mund të strategjizojmë duke zgjedhur lloje të ndryshme në varësi të eventit në të cilin marrim pjesë.

Pamja e jashtme dramatike mund të vlerësohej diku tjetër.

Edhe pse gjetjet e Universitetit të Abertay-it dhe Harvardit janë goxha konsistente në studimet e bëra nga, ka kultura në pjesë të tjera të botës që vlerësojnë pamjen e rënduar- madje edhe në mjedisin e zyrës- aq sa vihet në pyetje fakti se nëse rezultatet e këtyre studimeve do të ishin të zbatueshme në industrinë e bukurisë apo modës.

Grimi i duhur mund të ju japë përparësi.

Kur bëhet fjalë për vendin e punës, grimi është ende një forcë e rëndësishme që mund t'ju ndihmojë të ecni përpara. Me llojin e duhur të grimit, pamja dhe paraqitja jonë e parë para intervistuesve mund të rrisë shanset tona për të siguruar një vend pune. Në planin afatgjatë, kozmetika e duhur gjithashtu mund të na shtyjë të promovohemi mbi dikë të ngjashëm me ne, i cili nuk vesh grim.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?