Foto ilustruese

Shëndeti

Studimi: Gjumi pastron toksinat nga truri i njeriut

5 Nëntor 2019, 16:49| Përditesimi: 5 Nëntor 2019, 16:59

  • Share

Gjumi pastron toksinat nga truri ynë ndërsa flemë dhe mund të hap rrugë të reja për trajtimin dhe parandalimin e sëmundjeve që prekin sistemin neurologjik.

Sipas studimit të Universitetit të Bostonit, kur flemë truri udhëton nëpër disa faza, nga një gjumë i lehtë tek një gjumë i thellë.

Në këtë fazë duket sikur kemi rënë pa vetëdije dhe bazohet në lëvizjen e shpejtë të syve dhe është më e madhe mundësia që të shikojmë ëndrra. 

Sipas ekspertes që u mor me studimin Laura Lewis, gjumi i thellë shoqërohet me ruajtjen e kujtesës. 

Një studim i rëndësishëm i vitit 2013 mbi minjtë,  tregoi se ndërsa flinin toksinat si beta amiloid, të cilat mund të kontribuojnë në sëmundjen e Alzheimerit, u zhdukën.

Ai proces ndodhi vetëm gjatë gjumit dhe u  dyshua se lëngu cerebrospinal, pjesë e trurit mund të jetë i përfshirë. 

Por ajo nuk ishte e sigurt në taë kohë se çfarë ishte unike për gjumin, prandaj laboratori i saj u mor me studimin.

Pjesëmarrësit e studimit duhej të shtriheshin dhe të binin në gjumë brenda një makinerie MRI. 

Ata do  të merrnin cikle reale të gjumit dhe studiuesit duhej të bënin provat në mesnatë, madje ata u kërkuan personave që morën pjesë në studim që të qëndronin deri natën vonë.

Lewis i veshi pjesëmarrësit me një kapak EEG në mënyrë që ajo të mund të shikonte rrymat elektrike që rrjedhin në trurin e tyre, ku i treguan asaj në cilën fazë të gjumit ishte personi. 

Ndërkohë MRI mati nivelin e oksigjenit në gjak në trurin e tyre dhe tregoi se sa lëngu cerebrospinal ishte duke rrjedhur brenda dhe jashtë trurit. 

"Mënyra se si rrjedhat ndryshonin gjatë gjumit dhe si lidheshin me njëri-tjetrin ishte një territor i paeksploruar për ne," ka thënë ajo.

Gjatë gjumit të lehtë, valë të mëdha, të ngadalta të lëngut cerebrospinal ishin duke ecur në tru, ku  neuronet fillonin  të sinkronizoheshin, ndizeshin e fikeshin në të njëjtën kohë. 

"Kjo do të  thotë se gjumi nuk është thjesht të relaksoheni. Gjumi është në të vërtetë një funksion shumë i veçantë. Neuronet nuk fiken të gjitha në të njëjtën kohë kur jemi zgjuar.

Kështu që nivelet e gjakut të trurit nuk bien mjaftueshëm për të lejuar që valët e konsiderueshme të lëngut cerebrospinal të qarkullojnë rreth trurit dhe të pastrojnë të gjitha nënproduktet metabolike që grumbullohen, si beta amiloidi”, ka thënë studiuesi Nedergaard. 

Studimi gjithashtu mund të sjellë aplikime klinike për trajtimin e Alzheimerit. 

Përpjekjet e fundit për zhvillimin e ilaçeve kanë synuar beta amiloidin, por ilaçet që dukeshin premtuese në fillim dështuan pasi hynë në prova klinike. 

Kjo do të ndihmojë në pastrimin e beta amiloidit, por gjithashtu mund të ndihmojë me molekulat e tjera si tau, një proteinë që përhapet në trurin e pacientëve Alzheimer dhe dëmton lidhjet midis neuroneve. 

Gjetja e një mënyre për të pastruar të gjitha ato mbeturina mund të jetë shumë më e fuqishme sesa të përqendrohesh në një pjesë të problemit. 

"Plakja nuk ka të bëjë vetëm me një molekulë. Gjithçka dështon", ka thënë Nedergaard. 

Metodat që përdori Lewis ishin pak të lodhshme për personat që morën pjesë, pasi u përfshinë në netë të gjata apo lidhja e trupit me makineri të ndryshme.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?