Foto ilustruese

Studimi i fundit: Kush fle më pak se pesë orë rrezikon shëndetin! Ja cila mund të jetë sasia ideale e gjumit

30 Tetor 2022, 22:43| Përditesimi: 30 Tetor 2022, 22:52

  • Share

Sipas studimeve të fundit për moshat mbi 50 vjeç një gjumë më i shkurtër se pesë orë mund të rrisë rrezikun për një mori problemesh kronike shëndetësore.

Studimi i PLoS Medicine zbuloi se personat në moshat rreth 50 vjeç, që flinin pesë orë ose më pak, kanë një rrezik 30% më të madh për sëmundje të ndryshme, sesa ata që flinin shtatë orë.

Sasia ideale e gjumit

Ekspertët nuk e kanë ende ende të qartë se cila është "sasia e artë ditore gjumit" të nevojshëm, por në përgjithësi rekomandojnë rreth shtatë ose tetë orë gjumë.

Sipas një studimi të një ekipi nga Universiteti i Kembrixhit në Mbretërinë e Bashkuar dhe Universiteti Fudan në Kinë për njerëzit e moshës së mesme dhe të moshuarit sasia ideale e gjumit mund të jetë shtatë orë gjumë.

Në një studim të botuar në revistën "Nature Aging”, studiuesit thanë se shtatë orë gjumë ishin më idealet për shëndetin mendor./DW

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?