Studimi italian/Fëmijët, efektet e izolimit dhe bllokimit nga Covid!  Ankth dhe frikë nga errësira

17 Qershor 2020, 13:22| Përditesimi: 17 Qershor 2020, 13:25

  • Share

Në fillim dukej e lehtë. Ata do të ‘humbisnin mendjen’ duke mësuar në internet, ulur në divan duke parë TV e duke konsumuar pica, dhe ditët do të fluturonin me mamin dhe babin pranë...

Por në vend që t'i mbronim, duke se ne i kemi mbytur fëmijët tanë..

Sipas specielistëve të shëndetit, te fëmijët vetëm 6 vjeç, tre muaj bllokim dhe izolim mbeten gjatë në kujtesë si një përiudhë vuajtjesh e shqetësimesh të shoqëruara nga ankthi, pagjumësia, nervozizmi dhe frika nga errësira.

Specialistët shprehen se “Të jetosh i izoluar në fole 24 orë nuk është kënaqësi dhe do të thotë se ata janë tmerruar nga situata më shumë se të rriturit”.

Një hetim mbi ndikimin psikologjik të pandemisë Covid-19 në familjet në Itali i kryer në Genova dhe i udhëhequr nga neurologu Lino Nobili, i cili drejton Departamentin e Neuropsikiatrisë së Fëmijëve, tregon ‘thellësinë’ e vuajtjeve të fëmijëve në institucionin familje gjatë pandemisë.

Nga analiza e përgjigjeve del se situata e izolimit ka shkaktuar një gjendje stresuese me pasoja jo vetëm në shëndetin fizik, por edhe në shëndetin emocional-psikik, si për prindërit ashtu edhe për fëmijët.

Gjatë bllokimit e izolimit, 65% e fëmijëve nën 6 vjec dhe 71% e atyre mbi 6 vjec "kishin probleme të sjelljes dhe simptoma regresioni".

Sëmundjet më të shpeshta ishin rritja e nervozizmit, shqetësimet e gjumit (frika nga errësira, zgjimi natë, vështirësia për të fjetur) dhe ankthi (ankthi, ankthi i ndarjes). Ndërsa tek fëmijët nga mosha 6 deri në 18 vjeç, mbizotëroi një ndjenjë e mungesës së frymëmarrjes ose gulçim dhe një ndryshim domethënës i ritmit të gjumit (me një tendencë për të shkuar në shtrat shumë më vonë dhe duke mos qenë në gjendje të zgjohen në mëngjes), gjë që rrit paqëndrueshmërinë emocionale, nervozizmin dhe ndryshimet në humor.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?