Foto ilustruese

Studimi: Ndërveprimi me qentë përmirëson masivisht shëndetin mendor

15 Mars, 16:18| Përditesimi: 15 Mars, 16:22

  • Share

Ndër kafshët shtëpiake për të preferuara dhe të dashura për njerëzit në mbarë botën janë qentë, ndoshta për shkak të besnikërisë dhe inteligjencës që i karakterizon.

Sipas një studimi të botuar në revistën “PLOS One”, ndërveprimi me qentë mund të forcojë valët e trurit të njerëzve dhe përmirëson lidhen me pushimin dhe relaksimin e trurit.

Studime të shumta kanë treguar përfitimet emocionale dhe fiziologjike të ndërveprimeve me kafshët, veçanërisht qentë – të tilla si rritja e energjisë , rritja e emocioneve pozitive ose ulja e rrezikut për humbjen e kujtesës . Kjo është arsyeja pse ndërhyrjet shëndetësore të ndihmuara nga kafshët po përdoren gjithnjë e më shumë në fusha të ndryshme.

Autorët e studimit eksperimentuan duke krahasuar gjendjen shpirtërore ose nivelet e hormoneve të njerëzve përpara dhe pas kalimit të kohës me një qen.

Në këtë studim u synua të zbulohej sesi gjendja shpirtërore ndikohej nga aktivitete specifike - në vend të ndërveprimit të përgjithshëm me një qen - duke matur objektivisht aktivitetin e trurit dhe duke i pyetur pjesëmarrësit për emocionet e tyre.

Studimi përfshiu 30 të rritur të shëndetshëm, të cilët ishin mesatarisht rreth moshës 28 vjeç dhe ishin rekrutuar nga sallonet e kafshëve shtëpiake dhe një shkollë për pastrimin e qenve në Seongnam, Koreja e Jugut, midis majit dhe qershorit të vitit 2022.

Në një dhomë të zymtë dhe të qetë secili pjesëmarrës bëri tetë aktivitete me një qen qimedredhur 4-vjeçar, të trajnuar mirë, femër, i cili në pronësi të autorit kryesor të studimit. Aktivitetet përfshinin takimin, lojën, ushqimin, masazhimin, kujdesin, fotografimin, përqafimin dhe shëtitjen e qenit.

Autorët matën valët e trurit të pjesëmarrësve, duke përdorur teste elektroencefalograme, ose EEG, për tre minuta gjatë çdo aktiviteti.

Një EEG është një test joinvaziv që mat aktivitetin elektrik në tru duke përdorur disqe të vogla metalike të quajtura elektroda, të cilat ngjiten në lëkurën e kokës.

Aktivitete të ndryshme kishin efekte të ndryshme në valët e trurit të pjesëmarrësve. Luajtja dhe ecja me një qen rriti forcën e lëkundjeve të brezit alfa, cilat në përgjithësi tregojnë stabilitet dhe relaksim. Aktiviteti i valëve alfa është lidhur me përmirësimin e kujtesës dhe uljen e stresit mendor, sipas studimit.

Kujdesi, loja dhe masazhimi i butë i qenit pasoi me një lëkundje të forcuar të brezit beta, e cila shoqërohet me vëmendje dhe përqendrim të shtuar. Pjesëmarrësit gjithashtu u ndjenë dukshëm më pak të dëshpëruar, të stresuar dhe të lodhur pas ndërveprimit me qenin.

K.M/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?