Bumi i ndërtimeve në Shqipëri konsiderohet i jashtëligjshëm dhe për të cilin nuk justifikohet burimi i parave. Një raport i realizuar nga Nisma Globale kundër Krimit të Organizuar Ndërkufitar i financuar nga projekti gjerman GIZ dhe Ministria e Jashtme Norvegjeze, hedh dyshime të forta mbi mënyrën se si janë bërë ndërtimet në Shqipëri nga viti 2017-2019.
Sipas raportit nga 141 kompani që fituan lejen e ndërtimit në vend, 59% e tyre nuk justifikonin dot burimin e të ardhurave. Pas një studimi që Nisma iu ka bërë bilanceve të këtyre kompanive, rezulton se ato nuk kishin kapital dhe as nuk kishin marrë ndonjë kredi që justifikonte ndërtimit, dhe në finale konkluzioni i tyre ishte se 60% e kësaj vlere investimi vinte nga paratë e pista, rreth 240 milionë euro.
Gjatë tre viteve që është realizuar ky studim rezulton se në sektorin e ndërtimit janë pastruar 1.6 miliardë euro, vetëm në kryeqytet. Madje sipas studimit shumica e transaksioneve për pasuri të paluajtshme nuk hetohen nga sistemi i rregullt financiar, apo ndonjë sistem tjetër që mund të diktojë transaksioneve të dyshimta.
“Noterët konsideroheshin më parë si të ekspozuar ndaj korrupsionit në Shqipëri, por tani po i nënshtrohen një kontrolli më të fortë. Që atëherë, ata janë eliminuar nga transaksionet e dyshimta, kështu që kompanitë e ndërtimit, dhe agjencitë e pasurive të paluajtshme, e kryejnë vetë rolin e ndërmjetësit”, vijon vlerësimi.
Po ashtu në raport është marrë në studim edhe niveli i ekonomisë informale, ku Shqipëria krahasuar me Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut ka nivelin më të lartë të ekonomisë blu. Shqipëria ka 60% të ekonomisë së rregullt, Kosova 69% dhe Maqedonia e Veriut e ka të rregullt 70% të saj.
Shitet droga udheve te botes dhe pastaj betonizohet atdheu ne cdo skaj. Kemi disa here me shume apartamente sesa banore.
PërgjigjuKu eshte spak dhe byroja kombetare e hetimeve? Sekuestro si ne cdo vend te qyteteruar te botes.
PërgjigjuPo cmimet e apartamenteve pse nuk bien? Vetem ngrihen. Se nuk kemi shtet. keta shohin vetem xhepin e tyre. Nje intelektual me pune nuk e blen dot nje shtepi me kto cnime edhe sikur te punoje gjith jeten. Politikane te pangopur