Ushtrimet dhe stërvitja e rregullt, sipas një studimi të ri në SHBA, iu ndihmojnë të bëni një gjumë të rehatshëm.
“Njerëzit fizikisht aktivë kanë një rrezik më të ulët të simptomave të pagjumësisë dhe kohëzgjatjes ekstreme të gjumit, të gjatë dhe të shkurtër”, shprehet Dr. Erla Björnsdóttir, eksperte e gjumit dhe mësuese e studiuese me kohë të pjesshme në Universitetin e Reykjavik.
Në studim u përfshinë të dhënat e më shumë se 4,300 njerëzve, të moshave 39 deri në 67 vjeç, gjatë një periudhe 10-vjeçare, raporton CNN.
Pjesëmarrësit në nëntë vende evropiane u anketuan në lidhje me shpeshtësinë, intensitetin dhe kohëzgjatjen e aktivitetit fizik, si dhe simptomat e pagjumësisë, sa orë gjumë flenë çdo natë dhe ndjenjën e përgjumjes gjatë ditës.
Ata që ishin vazhdimisht aktivë kishin 55% më shumë gjasa të flinin normalisht, ata që flinin 6 deri në 9 orë në natë dhe ata që filluan të merreshin me aktivitete fizike, kishin 21% më shumë gjasa që të flinin normalisht
A do ta ‘shërojë’ stërvitja pagjumësinë time?
Ka shumë arsye pse aktiviteti fizik mund të ndihmojë në marrjen e një gjumi të mirë gjatë natës. Është treguar se stërvitja përmirëson cilësinë dhe kohëzgjatjen e gjumit duke sjell relaksim, reduktimin e stresit dhe përmirësimin e humorit.
Si të bëhesh aktiv
Duhet të filloni stërvitje. Ecja ose joga, mund të kenë efekte të ndjeshme pozitive në gjumë, tha Björnsdóttir.