Foto ilustruese

​Studimi: Transplantimi i zemrës së derrit tek njeriu mund të jetë realitet në fund të vitit 2021

11 Tetor 2020, 22:03| Përditesimi: 11 Tetor 2020, 22:13

  • Share

Zemrat e adaptuara të derrave mund të transplantohen në pacientë në vitin 2021, sipas një raporti, i cili thotë se një operacion do të përpiqej të zëvendësonte një veshkë njerëzore me një të derrit. Ky raport u publikua në vitin 2019 dhe thuhej se pas 3 vitesh, pikërisht në fund të vitit 2021 do të ishte i mundur transplanti i zemrës së derrit tek njeriu.

Anatomia dhe fiziologjia e zemrës së një derri është e ngjashme me atë të një njeriu, kështu që ato përdoren si modele për zhvillimin e trajtimeve të reja. Shpresat për një trajtim të suksesshëm të sulmit në zemër u rritën pasi një terapi gjenetike tregoi premtime tek derrat.

Një ekip ndërkombëtar studiuesish, përfshirë shkencëtarë, zbuluan se shpërndarja e një pjese të vogël të materialit gjenetik të quajtur microRNA-199 në një zemër të dëmtuar nga një sulm shkaktoi rigjenerimin e qelizave, shkruan "The Guardian" në vitin 2019. Tashmë pritet të shihen rezultatet e studimeve të deritanishme dhe nëse një transplant i tillë do të bëhet realitet në fund të vitit të ardhshëm. 

Megjithatë, pengesa të konsiderueshme mbeten përpara se terapia gjenetike të mund të testohet te pacientët me sulm në zemër te njerëzit. Shumica e derrave të trajtuar vdiqën pas trajtimit sepse microRNA-199 vazhdoi të shprehej në një mënyrë të pakontrolluar.

Komento

Komente

  • Hapu dhe: 12/10/2020 10:49

    Trraplliku rradhes

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?