'Studio Live'/ Nora Malaj: Infermieria trendi i kohës! Të rinjtë zgjedhin një profesion për të ikur jashtë

2 Tetor 2023, 21:47| Përditesimi: 3 Tetor 2023, 10:35

  • Share

Ish-zv/ministrja e Arsimit, Nora Malaj deklaron se emergjente për vendin është frenimi i largimit të të rinjve, eksod i cili po fut në krizë edhe universitetet në vend. 

Në një lidhje me Skype për "Studio Live" me gazetarin  Arbër Hitaj në Report Tv, Malaj tha se në këtë vit të ri akademik janë regjistruar 10 mijë studentë më pak.  Ajo shpjegon edhe arsyen pse dega e infermierisë preferohet më së shumti. 

"Infermieria është kthyer si trendi i kohës. Jo vetëm për informimin, por edhe për pjesën e punësimit, si tendenca që shohin të rinjtë, nuk duan të jetojnë më këtu por zgjedhin një profesion për të ikur jashtë. Mendohej që sivjet do të ishin 30 mijë studentë në vitin e parë, janë regjistruar 19 mijë studentë. 10 mijë prej tyre kanë përzgjedhur të jetojnë jashtë shtetit, ose janë bërë pjesë e tregut të punës. Jemi në trendin e shpopullimit të Shqipërisë dhe duke ikur ky kontigjent krijohet një vakum i jashtëzakonshëm dhe kjo përkthehet në numrat e studentëve dhe kuotat e tyre. Problem ose vija e kuqe lidhet me degën e mësuesisë. Në 2030, nëse nuk marrim masa për të mbajtur të rinjtë këtu, për të bërë një standard tjetër, duke hequr dorë nga retorika, ne do ta kemi të vështirë.

Shqetësim është, ne duhet të bëjmë një qasje ndryshe, qasje ndryshe do të argumentoja pse po ndodh kjo kriza universitare. Krizë universitare se shoqëria po kalon në depresion, se shoqëria nuk ka stabilitet ekonomik, se nuk përkon me atë politikë që bën qeveria. Dëgjuam degët që kanë problematika apo tendencë për t'u mbyllur. Në Vlorë, Gjirokastër, Durrës, në universitetet rajonale, u përhap një bum i madh turistik. Dhe në Gjirokastër minimumi duhet të ishte një degë për "tur turistik". Ose themi do të zhvillojmë portin më të madh në Durrës, do zgjerojmë anijet portuale, ndërkohë që në kuotat e inxhinierisë navale që lidhet me këtë treg kaq të madh që do të ketë një punësim të jashtëzakonshëm ne nuk realizojmë kuotat, i kemi 20-30%. Kjo duhet diskutuar", tha Malaj.

B.K//ReportTv.al
Komento

Komente

  • xXx: 03/10/2023 12:38

    Ti thjesht duhet te heshtesh me injorancen tende te theksuar.Pupupu ish zv/ministre arsimi.Fatkeqsi e kombit,idiote e lindur...

    Përgjigju
  • Linda: 03/10/2023 05:18

    Nuk e kuptoj dot cfare duan te thone ata qe japin intervista nga mengjesi ne dark duke u shprehur per shpopullimin???? Kur ikin per studime femijet e politikaneve jasht vendit ose per pune jasht vendit perse nuk shpopullohet Shqiperia dhe kur duan te largohen femijet e familjeve te thjeshta shpopullohet sipas teorive te tyre????Ju lutem te tregohet respekti me i madh ne rrugen qe ndjekin dhe do ndjekin te rinjt shqiptar si brenda dhe jasht vendit dhe te mos perfliten me situata e krijuar me keto emerime absurde!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?