Studioja arkitekturore “Selgascano Architects” nga Madridi është shpallur fituese e konkursit ndërkombëtar për Rozafën e re.
Pesë skuadra me prestigj në arkitekturë paraqitën përpara jurisë projektidetë për Rozafën e re, e cila do ta ripërtërijë e zgjerojë hotelin kryesor të qytetit, me një kapacitet të ri për Shkodrën që rilind dita-ditës dhe fiton përmasën e re të një destinacioni të Shqipërisë Turistike
Anëtari i jurisë, arkitekti Camillo Rebelo vlerësoi projektet e prezantuara nga studiot arkitekturore.
Për projektin fitues, Rebelo u shpreh se, “jemi shumë të tërhequr nga atmosfera e projektit. Ndjejmë se ka shumë ndikim dhe është entuziasmues. Këto fjongo kanë potencialin të përkufizojnë një shkallë të re urbane dhe mjaft humane. Është e ngurtë dhe e qartë në të njëjtën kohë. Ndjejmë që ka një elasticitet në të gjithë logjikën. Thjesht na pëlqen ky koncept si ikonë, kështu që ju fitoni”.
Përfaqësuesit e studios “Selgascano Architects” nga Madridi treguan se për të ndërtuar projektin e Rozafës së re kishin punuar me tre pamje, Liqenin e Shkodrës, Alpet e Shqipërisë si dhe lumenjtë Buna e Drin.
“Punuam po ashtu me 4 madhësi për ta bërë më të lehtë e më njerëzore këtë kullë“, shprehen ata.
Ata shprehen se kulla është e organizuar në tre blloqe, poshtë pjesa tregtare, apartamentet, dhë më pas hoteli që do të jetë në pjesën e sipërme.
Lajmi kryesor:
Studio ‘Selgascano architects’ zgjidhet fituese për ndërtimin e Rozafa Tower! Rama: Gati kontratat për rrugët e reja të Korridorit Blu, Shkodra bëhet 40 min nga Tirana, 2 orë nga jugu
M.Q.//ReportTv.al