Mbi 5 mijë njerëz kanë vdekur dhe 10 mijë të tjerë u konsideruan si të humbur pas përmbytjeve të shkaktuara nga stuhia Daniel që goditën Libinë lindore.
Stuhia shkatërroi ndërtesat dhe një të katërtën e bregdetit lindor, qytetin e Dernës. Zyrtarët dhe ministri i brendshëm i administrates i Libisë lindore lindore të cituar nga televizioni lokal kanë vlerësuar një numër mbi 5 mijë viktimash.
Stuhia Daniel kaloi nëpër Mesdhe në një vend të ndarë dhe të shkatërruar pas më shumë se një dekade. Në Derna, një qytet me rreth 125 mijë banorë, gazetarët e Reuters panë lagje dhe ndërtesa të rrënuara dhe makina të shkatërruara në rrugët e mbuluara me baltë, raporton Reuters. Në fotot e para ajrore që vijnë nga qyteti, ajo që bie në sy nuk është vetëm shkatërrimi i vendit, por është edhe balta e cila ka depërtuar edhe në det i cili ishte kthyer në ngjyrë kafe, por disa orë më vonë deti u pastrua dhe u kthye sërish në ngjyrën e tij blu.
Mohamad al-Qabisi, drejtor i spitalit Wahda, tha se 1,700 njerëz kishin vdekur në një nga dy rrethet e qytetit dhe 500 të tjerë kishin vdekur në rrethin tjetër.
Gazetarët e Reuters raportuan se spitalet ishin të mbushura plot me njerëz dhe se trupat e njerëzve ishin të shtrirë në tokë, por njerëzit që ishin të pranishëm në spital mundoheshin të identifikonin anëtarët e humbur të familjes.
Qytetet e tjera lindore, duke përfshirë qytetin e dytë më të madh të Libisë, Bengazin, u goditën gjithashtu nga stuhia. Tamer Ramadan, kreu i një delegacioni të Federatës Ndërkombëtare të Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe, tha se numri i të vdekurve do të rritet edhe më shumë në ditët në vijim.
"Ne mund të konfirmojmë nga burimet tona të pavarura të informacionit se numri i personave të zhdukur deri më tani është 10 mijë", u tha ai gazetarëve.
Zyra e Kombeve të Bashkuara për Koordinimin e Çështjeve Humanitare tha se ekipet e shpëtimit ishin mobilizuar për të ndihmuar në terren.
Teksa Turqia dhe vendet e tjera nxituan të ndihmonin Libinë, duke përfshirë, varkat e shpëtimit, gjeneratorët dhe ushqimin, qytetarët e shqetësuar të Derna-s janë ende në kërkim të njerëzve të tyre të dashur.