"Rally Albania"

Kronikë

Suksesi i 'Rally Albania' tejkalon kufijtë, mediat italiane jehonë aktivitetit që promovon turizmin shqiptar

24 Qershor 2021, 11:55| Përditesimi: 24 Qershor 2021, 11:58

  • Share

"Rally Albania" është tashmë një nga garat më interesante në vend, por duket se ky aktivitet i ka kaluar kufijtë. Mediat italiane kanë shkruar për këtë aktivitet, i cili është njëkohëssiht promovues i turizmit shqiptar. 

Makinat sportive, “Rally Albania 2021” për rreth një javë dhuruan spektakël në një garë që nisi nga Narta duke përshkruar gjithë pjesën e Karaburunit në drejtim të lumin e Vlorës, për t'iu drejtuar edhe Gjirokastrës.

Gara e madhe e makinave Rally Albania në edicionin e tij të 17-të mblodhi 300 piesëmarrës të huaj nga e gjithë Europa nga 30 shtete, u bënë pjesë e kësaj gare.

E veçanta është se këtë vit kishte një pjesëmarrje të madhe edhe të vajzave, krahasuar me edicionet e kaluara.

Garues vendas e të huaj me motorë në disiplina të ndryshme dhe në makina, përshkuan më shumë se 2200 kilometra thuajse të gjithë territorin shqiptar nga veriu në jug duke promovuar jo vetëm kulturën e motorsportit, por edhe turizmin shqiptar.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?