Lulzim Basha dhe Ilir Meta

Politikë

Sulm ndaj Metës? Basha: Pasuritë e vjedhura të shqiptarëve janë edhe jashtë Shqipërisë, politikanë me dyqane dhe prona në Londër

30 Mars, 19:58| Përditesimi: 31 Mars, 09:46

  • Share

Kreu i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, nga Londra ku mbajti një takim me emigrantët, duket se ka 'thumbuar' Ilir Metën, duke i përmendur pronat në Londër. Basha thotë se pasuritë e vjedhura të shqiptarëve nuk janë vetëm në Shqipëri, por edhe përtej saj, duke shtuar se disa kanë  "prona dhe dyqane në Londër". 

"Angazhimi ynë në 1 qershor, është themelimi i njësisë së rikuperimit të pasurive të vjedhura. Pasurive të vjedhura të shqiptarëve. Dhe këto pasuri, siç e dini fare mirë ju vëllezërit dhe motrat tona në Londër, nuk janë vetëm në Shqipëri, nuk janë vetëm në Tiranë apo në bregdet, janë dhe jashtë Shqipërisë. E dini fare mirë ju.

Janë dhe këtu në Londër. Dyqane, prona të patundshme. Politikanëve shqiptarë me 2 mijë euro në muaj sa dyqane mund të blesh në Londër? Sa biznese të suksesshme mund të kesh në Londër me 1800 euro në muaj saç është rroga e drejtorit të tatimeve? Se i bie që çmimet këtu të jenë më të ulëta se në Pukë. Apo jo? 

Unë e di që në UK, është pak më shtrenjtë se në Pukë, apo jo? E pra, nëjsia e rikuperimit të pasurive të vjedhura ka këtë detyrë: Të gjurmojë me mjete aktive të hetimit pasuritë e politikanëve të korruptuar shqiptarë që në fakt nuk janë pasuritë e tyre, janë pasuritë tuaja, janë pasuritë e të afërmve tuaj.", u shpreh Basha. 


Lajmi kryesor:

'Koalicioni Euroatlantik, në krah të SPAK', Basha me emigrantët në Londër: Pyetja pse ikin shqiptarët ka të njëjtën përgjigje, ku i ke shokët Rame? 7x7 = 313


Xh.D/r.k./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?