Përfaqësuesja e Aleancës për Teatrin, Ardiana Kalaja dhe Luigi Soreca

Kronikë

Akuzat e 'Aleancës për Teatrin' se Vitore Tusha takoi fshehtas Sorecën, Gjykata Kushtetuese konfirmon qëndrimin e BE: Spekulime dhe presion, ishte takim rutinë i planifikuar më parë

2 Korrik 2021, 12:21| Përditesimi: 2 Korrik 2021, 14:38

  • Share

"Spekulime dhe presione" i ka konsideruar Gjykata Kushtetuese pretendimet e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, e cila akuzon se kryetarja e këtij institucioni, Vitore Tusha është takuar në mënyrë të fshehtë me ambasadorin e BE, Luigi Soreca dhe se ky i fundit  po ndërhyn në vendimet e kësaj gjykate për teatrin, duke lobuar pro kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj.

Në përgjigje të këtyre akuzave, Gjykata Kushtetuese thekson se takimi me Sorecën ishte një takim rutinë, i planifikuar më parë, lidhur me funksionimin dhe veprimtarinë e kësaj Gjykate, duke shtuar se nuk është diskutuar për asnjë çështje konkrete.

"Në përgjigje të kërkesës suaj të datës 30.06.2021, drejtuar Gjykatës Kushtetuese, kërkesë e cila është bërë publike edhe në media, duke tërhequr edhe një herë vëmendjen për spekulimet dhe presionet e bëra kohët e fundit ndaj institucionit të Gjykatës Kushtetuese, sqarojmë se sipas nenit 12, pika 2/b, të ligjit nr.8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërise" (ndryshuar me ligjin nr.99/2016), Kryetari përfaqëson Gjykatën Kushtetuese në marrëdhënie me të tretët. Në ushtrim të kësaj kompetence, Kryetari zhvillon takime me personalitete të ndryshme brenda dhe jashtë vendit lidhur me funksionimin dhe veprimtarinë e Gjykatës Kushtetuese. Dëshirojmë të theksojmë, pa asnjë ekuivok, se në asnjë prej këtyre takimeve nuk është diskutuar për çështje konkrete dhe nuk është bërë asnjë përpjekje, qoftë e drejtpërdrejtë apo e tërthortë, për të ndikuar në vendimmarrjen e kësaj gjykate. takimi me Ambasadorin Soreca ka qenë i planifikuar që më parë dhe është zhvilluar në vazhdën e disa takimeve të mëparshme, të cilat kanë pasur në fokus rivënien në funksionim të Gjykatës Kushtetuese, mbështetjen e veprimtarisë së saj, si dhe zbatimin e ecurinë e reformës në drejtësi në Shqipëri", thuhet në reagim.

Pas akuzave ndaj Sorecës dhe duke kërkuar që ai të shpallej person 'non grata', përfaqësues të "Aleancës për Teatrin" u shprehën se Gjykata Kushtetuese nuk ka një reagim në lidhje me këtë çështje, por ndërkohë rezulton se Gjykata Kushtetuese publikoi në faqen e saj këtë sqarim, në të njëjtën ditë kur u hodhën akuzat.

Megjithatë, duket se sqarimi i Gjykatës Kushtetuese nuk ka bindur "Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit", të cilët e konsideruan reagim "të vakët", duke kërkuar largimin e kryetares Vitore Tusha nga çështja e Teatrit. Sipas tyre, Gjykata Kushtetuese nuk dha asnjë provë bindëse se takimi me Sorecën nuk do të ndikojë në vendimmarrjen për çështjen e Teatrit.

Akuzat, "Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit" i bëri në një kohë kur Gjykata Kushtetuese është në pritje të marrjes së një vendimi në lidhje me çështjen e  ndjeshme të prishjes së Teatrit Kombëtar.

Përfaqësuesja e Aleancës së Teatrit, Ardiana Kalaja, i bazoi akuzat e saj në disa fjalë që njerëzit që përkrahin Aleancën për Teatrin dhe rrinë përballë Gjykatës Kushtetuese, kishin parë ambasadorin të hyjë në Gjykatën Kushtetuese më 16 qershor kur po zhvillohej seanca dhe më pas të dilte nga dera e pasme. Këto akuza u hodhën poshtë me një reagim të ashpër nga delegacioni i BE-së që i konsideroi  shpifje që do të ndoqën në mënyrë ligjore.

Qëndrimin e delegacionit të BE, se takimi ishte vetëm në vazhdën e një serie takimesh që Ambasadori po zhvillon gjatë ditëve të fundit me të gjithë kryetarët e institucioneve të drejtësisë, u konfirmuan sot edhe Gjykata Kushtetuese

(Kliko këtu për reagimin e Gjykatës Kushtetuese)

Ora 12:39
Aleanca për Teatrin e pakënaqur me përgjigjen e Gjykatës Kushtetuese, kërkon përjashtimin e Vitore Tushës nga çështja e Teatrit

Edhe pas reagimit të Gjykatës Kushtetuese, që sqaroi se takimi me Ambasadorin e BE, Luigin Soreca ishte thjeshtë një takim rutinë, sërish "Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit" nuk tërhiqet, duke kërkuar largimin e kryetares Vitore Tushës nga çështja e Teatrit.

Përgjigjen e Gjykatës Kushtetuese, "Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit" e konsideron "të vakët" dhe nuk u dha asnjë provë bindëse se takimi me Sorecën nuk do të ndikojë në vendimmarrjen për çështjen e Teatrit. Për këtë ata bëjnë kërkesë për largimin kryetares së Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha.

"Ne çmojmë se ky takim ka ulur ndjeshëm jo vetëm legjitimitetin e Gjykatës Kushtetuese në paanësinë dhe sovranitetin e saj, por edhe ka ulur ndjeshëm besimin e publikut dhe posaçërisht e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit si palë e tretë në këtë gjykim, në një vendim të drejtë dhe bazuar në Kushtetutë, kjo sidomos në raport me pozicionin e Kryetares së Gjykatës Kushtetuese.Cenimi i besimit tonë për një vendim të drejtë dhe të paanshëm, u shtua edhe më shumë nisur nga përgjigja që ne morëm nga Gjykata Kushtetuese, Nr.284/1 Prot., datë 30.06.2021,  në raport me kërkesën tonë, përgjigje e cila ishte jo vetëm shumë e vaket dhe e cekët në përmbajtje, por nuk dha asnjë provë bindëse për ne si palë, se ky takim nuk ka ndikuar dhe nuk do të ndikojë në vendimarrjen e çështjes së Teatrit", thuhet mes të tjerash në reagimin e Aleancës për Teatrin.

Komento

Komente

  • graniti: 02/07/2021 15:26

    Kjo eshte perfaqsuesja e prostitutave....

    Përgjigju
    • medet: 02/07/2021 17:48

      Vetem kush e njeh, di c'eshte e afte te beje. Per naivet dhe te painformuarit eshte shpetimtarja e teatrit (edhe e studenteve dhe e qenve...se e ka zemren e madhe shume kjo). Ah medet

  • AdrianaBaxhella.org: 02/07/2021 15:22

    Adriana Kalaja eshte llum i llumit, niveli me i ulet njerezor ne absolut. Eshte seksere profesioniste dhe shpirtzeze. Lekura e saj reflekton gjithe kalbesine qe ka brenda!

    Përgjigju
  • gezim: 02/07/2021 14:25

    gjukata kushtetuse eshte gjukata e kurvave do tu vi ora se nuk i le amerika i ka kuptuar qe vetem edi eshte per shqiperine te gjithe te tjeret jane kurva

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?