Sociale

S’ka fluturime/ Ministria e Jashtme: 5 shqiptarë në Izrael, ambasada në kontakt të vazhdueshëm me ta

14 Qershor, 09:57| Përditesimi: 14 Qershor, 18:36

  • Share

5 shqiptarë ndodhen në Izrael tashmë që lufta ka shpërthyer dhe që nuk mund të kthehen për sa kohë fluturimet janë ndërprerë. 3 prej tyre janë turistë dhe 2 janë me qëndrim të përkohshëm.

Ministria jonë e jashtme deklaron se deri tani nuk ka asnjë raportim për qytetarë shqiptarë të lënduar apo të dëmtuar.

“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme po ndjek me prioritet dhe vëmendje të veçantë situatën e shtetasve shqiptarë në Izrael, të prekur nga zhvillimet e fundit.

Deri tani nuk ka asnjë raportim për qytetarë shqiptarë të lënduar apo të dëmtuar. Aktualisht janë evidentuar pesë shtetas shqiptarë në Izrael: tre me status turisti dhe dy me qëndrim të përkohshëm.

Ambasada jonë në Tel Aviv është në kontakt të vazhdueshëm me ta. Të gjithë janë në gjendje të mirë shëndetësore, janë të informuar dhe po ndjekin udhëzimet e sigurisë të autoriteteve izraelite”,-thuhet në njoftimin e Ministrisë për Punët e Jashtme.

Qytetarët që mund të duan informacion apo mund të kenë nevoja emergjente, duhet të kontaktojnë Ambasadën Shqiptare në Tel Aviv. Numrat e kontaktit janë publike.

KONTAKTI ME AMBASADËN TEL AVIV
+972 54 480 6601
+972 54 904 2813

Një fluturim i parashikuar në mbrëmje vonë nga Rinasi drejt Tel Avivit është anuluar, ndërsa të dielën parashikohet një avion drejt Tiranës në 18.55 që me gjasë do të pezullohet përsakohë fluturimet vijojnë të jenë të ndërprera. 

Pas sulmeve ushtarake ndaj Iranit, Izraeli urdhëroi mbylljen e ambasadave të saj në të gjithë botën, përfshirë edhe në Tiranë ku nuk ofron më shërbime konsullore.

Për shtetasit izraelit në vendin tonë, ambasada ka këshilluar të shmangin shfaqjen e simboleve izraelit në hapësira publike, të jenë të rezervuar në rrjetet sociale për të mos identifikuar vendndodhjen e tyre.

Vëmendje të shtuar për situatën ka edhe policia e shtetit e cila siç mëson Report TV ka dërguar pranë ambasadës së Izraelit në Tiranë një patrullë policie, ndonëse situata duket e qetë.

Fluturimi Tel Aviv-Tiranë  i parashikuar të dielën

 

Fluturimi Tiranë-Tel Aviv i anuluar mbrëmjen e së premtes

K.M/E.H/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Kë mbështesni në konfliktin mes Izraelit dhe Iranit?