Igli Hasani

Politikë

Konflikti në Lindjen e Mesme, Hasani: Evakuohen nga Izraeli 4 shqiptarë të tjerë, po ndjekim çdo rast të qytetarëve tanë të prekur

23 Qershor, 09:27| Përditesimi: 23 Qershor, 10:16

  • Share

Katër qytetarë të tjerë shqiptarë, që kishin mbetur të bllokuar në Izrael, janë evakuuar me sukses.

Ministri i Jashtëm, Igli Hasani bën me dije se dy u evakuuan përmes Jordanisë, ndërsa dy të tjerët nga Egjipti. Hasani thekson se po vijojnë të ndjekin me përparësi çdo rast të qytetarëve shqiptare të prekur, të cilët kërkojnë ndihmë nga institucionet. 

“4 qytetarë të tjerë shqiptarë janë evakuuar me sukses nga Izraeli – dy përmes Jordanisë dhe dy përmes Egjiptit – të cilët gjendeshin atje për arsye profesionale dhe familjare. Falenderojmë autoritetet izraelite, jordaneze, egjiptiane dhe ambasadën austriake në Tel Avivi për koordinimin e ngushtë me ambasadat shqiptare në Tel Aviv dhe Kajro. Vijojmë të ndjekim me përparësi çdo rast të qytetarëve shqiptarë të prekur, të cilët kërkojnë asistencë nga institucionet tona.””, njofton ministri.

Disa ditë më parë, u bë i mundur edhe evakuimi i 5 shqiptarëve të tjerë, të cilët ndodheshin në Izrael pëer arsye turistike dhe profesionale.

Ministri Hasani ka deklaruar se Shqipëria mbështet të drejtën e Izraelit për t'u mbrojtur, ndërsa shtoi se Irani do të duhet t'i përmbahet detyrimeve të saj dhe të ndalojë aktivitetet e tij bërthamore dhe me raketa balistike. Të njëjtën thirrje, ministri e përsëriti pak ditë më parë në një intervistë për Report TV.

Postimi i ministrit Hasani 

Xh.D/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 24/06/2025 03:45

    Po per ata shtetas izraelite qe u linden e u rriten ne Shqiperi gjate diktatures e me pas me vendosjen e demokracise,u larguan drejt Izraelit,jeni interesuar apo jo? Ata mund te jene izraelite me origjine,por jane po aq shqiptare nga vendlindja.Ata jane shqiptaro-izraelite.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria mbështet SHBA-në pas sulmit ndaj Iranit, si e vlerësoni?