Papa Leoni XIV

Bota

Sulmet Izrael-Iran, Papa Leoni XIV bën thirrje për paqe: Lufta është gjithmonë një disfatë

18 Qershor, 11:41| Përditesimi: 18 Qershor, 11:56

  • Share

1750239773_papaleon.webp

Papa Leoni XIV ka bërë thirrje për t'i dhënë fund konflikteve, duke u shprehur se lufta është gjithmonë një disfatë. 

Duke përmendur luftën në Gaza, në Ukrainë dhe së fundmi sulmet mes Iranit dhe Izraelit, Papa thotë se nuk duhet të mësohemi me luftën, por duhet të rrëzojmë 'joshjen e armëve të fuqishme dhe të sofistikuara'. 

"Zemra e Kishës është e shqyer nga britmat që vijnë nga vendet e luftës, në veçanti nga Ukraina, Irani, Izraeli dhe Gaza. Nuk duhet të mësohemi me luftën, përkundrazi duhet ta hedhim poshtë si tundim joshjen e armëve të fuqishme dhe të sofistikuara", deklaroi Papa.

"Në emër të dinjitetit njerëzor dhe të drejtës ndërkombëtare, u përsëris atyre që janë përgjegjës atë që thoshte Papa Françesku: 'Lufta është gjithmonë një disfatë.' Dhe me Piun XII: 'Asgjë nuk humbet me paqen, gjithçka mund të humbasë me luftën.'', shtoi më tej Papa. 


Lajmi kryesor:

Sulmet Izrael- Iran/ Trump: Ultimatum përfundimtar për Iranin, e kam humbur durimin! Avionët B2 në Paqësor! Teherani: Dorëzim? Kurrë


Xh.D/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se rinumërimi i 44% të kutive të votimit do ndryshojë rezultatin?