Joe Biden dënoi të dielën sulmet e mbështetësve të ish-presidentit të Brazilit Jair Bolsonaro në Kongresin e vendit, Gjykatën e Lartë dhe pallatin presidencial.
“Unë dënoj sulmin ndaj demokracisë dhe transferimit paqësor të pushtetit në Brazil. Institucionet demokratike të Brazilit kanë mbështetjen tonë të plotë dhe vullneti i popullit brazilian nuk duhet të minohet.”, shkroi presidenti Joe Biden në Twitter të dielën në mbrëmje pas një vizite në El Paso, Teksas.
Presidenti i SHBA Joe Biden shkroi në Twitter se trazirat ishin një "sulm ndaj demokracisë dhe ndaj transferimit paqësor të pushtetit në Brazil" dhe se ai mezi priste të vazhdonte të punonte me Lulën.
Lajmi kryesor:
Brazil/ Mbështetësit e Bolsonaros bastisën institucionet, 1200 të arrestuar! Lula: Terrorizëm! Ish-presidenti: E paligjshme! Biden: E dënojmë
S.C//ReportTv.al