Politikë

Sulmet terroriste të 11 shtatorit, Basha: Qëndrojmë krah SHBA në luftën kundër terrorizmit dhe mbrojtjes së vlerave

11 Shtator 2021, 08:15| Përditesimi: 11 Shtator 2021, 08:23

  • Share

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka bërë një mesazh përkujtimor për familjarët e viktimave nga sulmet terroriste të 11 shtatorit në SHBA

 Kjo ditë që  ka mbetur në memorien e të gjithë globit, kryedemokrati shprehet se duhet të shërbejë për të intensifikuar luftën kundër terrorizmit.

“Dy dekada më parë, bota u trondit nga sulmet terroriste të 11 shtatorit jo thjesht ndaj SHBA, por ndaj vlerave të lirisë, demokracisë dhe bashkëjetesës. I bashkohemi përkujtimit të viktimave të terrorizmit, dhe solidaritetit me familjarët e tyre dhe kombin mik amerikan. Ne qëndrojmë në krah të partnerit strategjik të Shqipërisë në luftën kundër terrorizmit dhe mbrojtjes së vlerave, që na bashkojnë në aleancën dhe miqësinë e vecantë mes dy kombeve tona”, tha Basha.

 


Lajmi kryesor:

20 vite nga sulmet e 11 shtatorit në SHBA! Rama: Ditë kujtese në botën demokratike për vlerat e lirisë! Basha: Krah SHBA në luftën kundër terrorizmit, Kim: S'harrojmë viktimat, kujtojmë aleatët si Shqipëria


B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?