Eksperti i kriminologjisë Ervin Karamuço ka reaguar pas ngjarjes në Gramsh ku dy rusë e një ukrainas sulmuan dy ushtarë, duke thënë se këtë ngjarje e kishte paralajmëruar. Para 4 muajsh ai tha se ekzistonte rreziku që spiunë rusë mund të maskoheshin si turistë në Shqipëri.
Ai përmendi rastin e një fotografoi rus që është arrestuar si i dyshuar në Egjipt, e që autoritetet ruse kanë bërë të mundur që të kthehet në rusi. Një gazetar bullgar tha se rusja që ishte pjesë e treshes që sulmoi dy ushtarët në Gramsh është parë në shoqërinë e këtij fotografi.
“Përpara 4 muajsh paralajmërova rrezikun rus të inteligjencës me mbulim turistik. Kanë vite që e bëjnë në vendin tonë dhe nuk ishte shumë e vështirë ta parashikoje. Kërkova gatishmëri dhe vigjilencë institucionale dhe publike. Disa menduan për konspiracion, të tjerë për imagjinatë të shfrenuar profesionale. Gjithsesi që mbrëmë ka shumë dhimbje koke në Kremlin. Lavrovi e pati shumë të lehtë ta kthente në shtëpi "asetin" Lana nga Egjypti. Me Tiranën zyrtare mbase do ta ketë më të vështirë. Diplomacia dhe gjyqësori jonë janë para një sprove të fortë”, u shpreh Karamuço.
Lajmi kryesor:
Sulmi ndaj ushtarëve në Gramsh, në makinën e rusëve u gjetën 2 dronë, aparate fotografikë dhe harta! Zbardhen akuzat që rëndojnë ndaj tyre
D.GJ/ReportTv.al