Sulmi ndaj ushtarëve në Gramsh, në makinën e rusëve u gjetën 2 dronë, aparate fotografikë dhe harta! Zbardhen akuzat që rëndojnë ndaj tyre

21 Gusht 2022, 10:42| Përditesimi: 21 Gusht 2022, 22:39

  • Share

Një ditë pas sulmit të dy ushtarëve në Uzinën e Armëve në Gramsh, nga 2 rusë dhe një ukrainas, Report Tv mëson se ata ishin të pajisur me të gjitha mjetet logjistike për të kryer filmime të plota. Në makinën me targa ukrainase, që po përdorej prej tyre gjatë qëndrimit në Shqipëri janë gjetur 2 dronë, 4 celularë, 1 laptop, 1 kamer, karta memorie, 3 pasaporta, 2 aparate fotografikë, harta, të cilat janë sekuestruar nga policia. Këto mjete do të ndihmojnë autoritet në hetime, pasi kanë të filmuar të gjitha pikat që kanë vizituar në Shqipëri.

Dy rusët dhe ukrainasi po hetohen si spiunë. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano ka shkuar në Prokurorinë e Elbasanit. Hetimet për këtë ngjarje po ndiqen nga kreu i Prokurorisë së Elbasanit, Kreshnik Ajazi, i cili ka urdhëruar një serë veprimesh hetimore si kontrolli i celularëve, ku kanë qëndruar në Shqipëri etj.

Report Tv ka udhëtuar në fshatin Cekin, aty ku ndodhi incidenti në Uzinën e Gramshit dhe ka arritur të sigurojë dëshminë e banorëve të zonës të cilët thonë se makinën e autorëve e kishin parë prej 10 ditësh në zonë, rreth uzinës.

Për ngjarjen ka pasur edhe një reagim nga Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, i cili deklaroi se rusët dhe ukrainasi ishin pikasur dhe mbajtur nën vëzhgim. Duke u ndalur tek situata gjeopolitikë në rajon dhe në botë, ministri i Mbrojtjes tha për gazetarët se incidenti nuk mund të trajtohet si një rast i zakonshëm dhe se kanë të drejtë të dyshojnë për spinuazh, pasi çdo shtetas i huaj që futet në një zonë ushtarake dyshohet si spiun.

‘Nuk mund të kalojë si një incident i zakonshëm, por ne nuk mund të nxitohemi të nxjerrim konkluzione, por gjithsesi fakti që është reaguar dhunshëm nga këta shtetas të huaj na bën të jemi më të vëmendshëm për ta hetuar deri në fund. Tani janë në pyetje dhe hetim që të tre shtetasit e huaj që si e thashë mbajnë pasaporta ruse dhe ukrainase. Është jo normale që ngjarje të tilla ti trajtojmë sikur të ishte politika lokale e ditës. Sepse këto janë kritike sidomos edhe deklarime sidomos të faktorëve politikë, deklarime të institucioneve shtetërore vërehen, analizohen, komentohen dhe mund të kthehen edhe në një problem shumë më të madh se vetë ngjarja. Nuk mund të them nëse janë blogerë apo jo. Kemi të bëjmë me një ngjarje se ka dhunë brenda. Janë futur në një ambient ku nuk duhet të lejohet të futen. Kemi të drejtë të dyshojmë pasi për spiunazh, pasi çdo shtetas i huaj që futet në një zonë ushtarake për të fotografuar dyshohet për spiunazh ’- tha Peleshi.

Reagimet në lidhje me ngjarjen, Peleshi i bëri nga QSUT-ja ku vizitoi edhe dy ushtarakët e plagosur, Albi Bici dhe Ardian Xhaka, të cilët tashmë kanë lënë spitalin në gjendje të mirë shëndetësore.

Po ashtu Report TV ka mësuar ekskluzivisht emrin e ukrainasit që është arrestuar një ditë më parë bashkë me dy shtetasit rus, i cili quhet Fiodor Mihailoviç, ndërsa dy të arrestuarit e tjerë janë Svetlana Timofoeva e Mikhail Zorin. Ata janë marrë në pyetje por kanë mohuar se janë agjentë. Policia e Elbasanit ka bërë me dije se ndaj tyre rëndojnë akuzat për veprat penale “Goditja për shkak të detyrës”, “Dhënia e informatave sekrete”, dhe “Sigurimi i informatave”, kryer në bashkëpunim .

Incidenti i Gramshit, ka gjetur pasqyrim të gjerë në mediat ndërkombëtare, të cilat flasin për spiunazh. Lajmi është pasqyruar edhe nga Moscow Times.

Si ndodhi ngjarja?

Mikhail Zorin, 23-vjeç, me pasaportë ruse, bashke me 33-vjeçaren Svetlana Timofeeva dhe 25-vjeçarin ukrainas Fiodor Mihailoviç, po fotografonin ambientet në Uzinën e Armëve, teksa kanë tentuar që të futen brenda, janë pikasur nga ushtarët shqiptarë të cilët u kanë bërë me shenjë që të ndalojnë. Ato nuk u janë bindur urdhrave të ushtarëve shqiptarë, ndërsa njëri prej tyre Mikhail Zori, i ka sulmuar me spraj kimik. Të tre janë arrestuar nga policia, ndërsa ka dyshime se janë agjentë të shërbimit sekret rus. 

Uzina e Gramshit, e ndërtuar në vitin 1962, ka prodhuar në të kaluarën armë, fillimisht pushkë të tipir “Simonov”, kalibër 7.62 mm, dhe më pas kallashnikovë. Më pas ajo është përdorur për të ofruar shërbime prodhuese për industrinë e mbrojtjes me makineritë e saj të precizionit të lartë apo dhe riparime. Ndërsa deri në një vit më parë është përdorur për demontimin e armëve të tepërta.

Ora 22:20
Akuzohen për 3 vepra penale, ja sa rrezikojnë të dënohet 2 rusët dhe ukrainasi që hynë në uzinën e armëve në Gramsh

1661085854_64001661060226xautosdf1661032270329.jpg

2 rusët dhe ukrainasit Mikhail Zorin, 23-vjeç, me pasaportë ruse, bashkë me 33-vjeçaren Svetlana Timofeeva dhe 25-vjeçarin ukrainas Fiodor Mihailoviç  akuzohen për “Goditja për shkak të detyrës”, “Dhënia e informatave sekrete”, dhe “Sigurimi i informatave”, kryer në bashkëpunim .

Sipas Kodit Penal këto vepra parashikojnë dënime deri në 1 vite burg.

Çfarë parashikon Kodi Penal për këto 3 vepra penale

Neni 237
Goditjet për shkak të detyrës

Goditjet ose vepra të tjera dhune që i bëhen punonjësit që kryen një detyrë shtetërore apo një shërbim publik, për shkak të veprimtarisë së tij shtetërore apo të shërbimit, dënohen me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.

Neni 213
Dhënia e informatave sekrete

Dhënia e informatave sekrete me karakter ushtarak apo të çdo lloji tjetër një fuqie të huaj për të cenuar pavarësinë e vendit, dënohet me burgim nga dhjetë gjer në njëzet vjet.

Neni 214
Sigurimi i informatave

Sigurimi i informatave sekrete me karakter ushtarak apo të çdo lloji tjetër, me qëllim që t’i jepen një fuqie të huaj, për të cenuar pavarësinë e vendit, dënohet me burgim nga tre gjer në dhjetë vjet.

Ora 22:15
Sulmi i ushtarëve në uzinën e Gramshit, zbardhen 3 akuzat që rëndojnë për 2 rusët e ukrainasin

1661087626_1661063538Screenshot4.jpg

Pas arrestimit të ukrainasit dhe 2 rusëve, Policia e Elbasanit ka zbardhur akuzat që rëndojnë ndaj tyre. Burime zyrtare bëjnë me dije se ndaj Mikhail Zorin, 23-vjeç, me pasaportë ruse, bashkë me 33-vjeçaren Svetlana Timofeeva dhe 25-vjeçarin ukrainas Fiodor Mihailoviç  rëndojnë akuzat për veprat penale “Goditja për shkak të detyrës”, “Dhënia e informatave sekrete”, dhe “Sigurimi i informatave”, kryer në bashkëpunim .

Ora 16:35
Incidenti me rusët në Gramsh, banorët e zonës për Report Tv: Makinën e tyre e kemi parë prej 10 ditësh në zonë, rrinte rreth uzinës

Report Tv ka udhëtuar në fshatin Cekin, aty ku ndodhi incidenti në uzinën e Gramshit. Gazetarja Enxhi Musaj ka arritur të sigurojë dëshminë e banorëve të zonës për ngjarjen, ku dy rusët dhe ukrainasit tentuan të futen në uzinë, ndërsa sulmuan me spraj kimik edhe dy ushtarët shqiptarë. Një prej banorëve të zonës, Pëllumb Duzha shprehet se makinën luksoze me targa ukrainase e ka parë prej 10 ditësh në rreth Uzinës ushtarake dhe në Gramsh, por i kanë konsideruar si turistë dhe nuk kanë pare diçka të dyshimtë më parë.

Ndërsa dy banorë të tjerë shpren se nuk kanë qenë në vendngjarje e nuk e kanë parë incidentin. Ngjarja për to thonë ata sjell frikë e dyshime, por praninë e sprajit kimik në çantë nuk e cilësojnë si diçka të jashtëzakonshme pasi turistët sipas tyre mbajnë gjithmonë lendë të tilla për vetëmbrojtje

“Nuk kam qenë këtu, dje por edhe un nuk është se kam informacion të kem parë diçka. Po kalamajtë. Jo unë se kam parë makinën, iki çdo ditë në punë. Nuk është e thënë s ena bën përshtypje, se është edhe periudhë turistësh. Edhe mund ta kem parë, por nuk e kam pas mendjen. Vijën ët huaj, por edhe banorë të zonës që vijnë me makinat e tyre nga Greqia, Italia dhe s’të bën përshtypje, s’të tërheq vëmendjen. Ka ngjallur pak frikë? Po edhe po. Edhe ajo mendohet. Vjen spontanisht. Mesa kam unë informacione turistët mbajnë edhe spraj mbrojtës”, tha Mir Lazi.

“Siç e dëgjuam nga njerëzit, erdhi policia, ambulanca. Dje e kanë parë makinën duke qarkulluar në zonë. Çuni ka parë një makinë dje”, tha Baftiar Llapushi.

Ora 16:08
Sulmi ndaj ushtarëve në Gramsh, Osmani: Jam në kontakt me Begajn, Kosova e gatshme për çdo ndihmë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reguar pas incidentit në uzinën e Gramshit. Osmani shkruan se ka telefonuar homologun e saj, presidentin Bajram Begaj duke i ofruar atij mbështetje, ndërsa ka theksuar se autorët e sulmit duhet të mbajnë përgjegjësi.

“Kam folur me Presidentin Bajram Begaj, për sulmin e fundit ndaj ushtarëve shqiptarë në fabrikën e Gramshit. Të lënduarve u urojmë shërim të shpejtë. Autorët e këtij sulmi duhet të mbajnë përgjegjësi. Institucionet tona janë të gatshme të ofrojnë çdo mbështetje të nevojshme”, ka shkruar Osmani.

Ora 15:46
Sulmi në Uzinën e Gramshit, ja çfarë u gjet në makinën e rusëve, nga droni te aparatet fotografikë

 

Report Tv mëson se në makinën me tagra ukrainase, që po përdorej nga rusët dhe ukrainasi gjatë qëndrimit në Shqipëri janë gjetur 2 dronë, 4 celularë, 1 laptop, 1 kamer, karta memorie, 3 pasaporta, 2 aparatë fotografikë, të cilat janë sekuestruar nga policia.

Ora 15:35
Flet ushtari që u sulmua në Gramsh! Ja si ndodhi ngjarja

Njëri nga ushtarët e sulmuar nga rusët dhe ukrainasi mbrëmjen e djeshme, tregoi detaje se si ndodhi ngjarja. Ai tha se në fytyrë kishin shumë djegie gjë që bëri t’u ikë shikimi, po pastaj e kapën sulmuesin edhe e mbajtën në vend derisa njoftuan policinë.

“Edhe nga fytyra kishim djegie. Shikimi për momentin na iku. Për momentin po. E kapëm të dy dhe e po mbanim poshtë, derisa njoftuam patrullat”, tha ai.

Këtë, ushtari e tregoi teksa po bisedonte me Ministrin e Mbrojtjes, Niko Peleshi, i cili shkoi në ambientet e spitalit të QSUT-së.

Ora 15:11
Sulmi në Uzinën e armëve në Gramsh, Gledis Nano mbërrin në Prokurorinë e Elbasanit

Hetimet për ngjarjen në Uzinën e armëve në Gramsh ku dy rusë e një ukrainas sulmuan dy ushtarë po ndiqen nga kreu i Prokurorisë së Elbasanit, Kreshnik Ajazi. Ajazi ka urdhëruar një serë veprimesh hetimore si kontrolli i celularëve, ku kanë qëndruar në Shqipëri etj. 

Dy rusët (një burrë dhe një grua) dhe ukrainasi u morën sërish në pyetje ku mohuan të jenë agjentë. Ndërkaq, në Prokurorinë e Elbasanit për ngjarjen mbërriti edhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano.

Ora 15:09
Sulmuan ushtarët në uzinën e Gramshit, Report Tv mëson ekskluzivisht emrin e ukrainasit të arrestuar

 

Report Tv ka mësuar ekskluzivisht emrin e ukrainasit që është arrestuar një ditë më parë bashkë me dy shtetasit rus pas ngjarjes në uzinën e Gramshit. Emri i ukrainasit të arrestuar është Fiodor Mihailoviç. Ndërkohë në pranga kanë rënë edhe Svetlana Timofoeva e Mikhail Zorin

1661087626_1661063538Screenshot4.jpg

Ora 13:31
Albin Kurti reagon për ngjarjen në Gramsh: Ministria e Mbrojtjes e Kosovës, në kontakt me të Shqipërisë për zbardhjen e ngjarjes

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka reaguar pas incidentit në Uzinën ushtarake në Gramsh ku dy rusë e një ukrainas sulmuan dy ushtarë pasi tentuan të futen me forcë në uzinë.

Kurti në emër të Qeverisë së Kosovës dënoi incidentin dhe bëri me dije se Ministria e Mbrojtjes e Kosovës është në kontakt me atë të Shqipërisë për të zbardhur sa më shpejt rrethanat e ngjarjes.

 “U dëshirojmë shërim të shpejtë dy ushtarakëve shqiptarë të lënduar nga sulmi me sprej neoparalizues. Ministria jonë e Mbrojtjes, është në kontakt me Ministrinë e Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë. Urojmë që hetimet që po vijojnë nga autoritetet e Shqipërisë të zbardhin sa më shpejtë rrethanat e ngjarjes”, thuhet në njoftimin nga Zyra e Kryeministrit.

Ora 13:13
Sulmi i rusëve në Gramsh, Ervin Karamuço: E paralajmërova rrezikun e spiunëve 4 muaj më parë

1661080886_karamuco.jpg

Eksperti i kriminologjisë Ervin Karamuço ka reaguar pas ngjarjes në Gramsh ku dy rusë e një ukrainas sulmuan dy ushtarë, duke thënë se këtë ngjarje e kishte paralajmëruar. Para 4 muajsh ai tha se ekzistonte rreziku që spiunë rusë mund të maskoheshin si turistë në Shqipëri.

Ai përmendi rastin e një fotografoi rus që është arrestuar si i dyshuar në Egjipt, e që autoritetet ruse kanë bërë të mundur që të kthehet në rusi. Një gazetar bullgar tha se rusja që ishte pjesë e treshes që sulmoi dy ushtarët në Gramsh është parë në shoqërinë e këtij fotografi.

“Përpara 4 muajsh paralajmërova rrezikun rus të inteligjencës me mbulim turistik. Kanë vite që e bëjnë në vendin tonë dhe nuk ishte shumë e vështirë ta parashikoje. Kërkova gatishmëri dhe vigjilencë institucionale dhe publike. Disa menduan për konspiracion, të tjerë për imagjinatë të shfrenuar profesionale. Gjithsesi që mbrëmë ka shumë dhimbje koke në Kremlin. Lavrovi e pati shumë të lehtë ta kthente në shtëpi "asetin" Lana nga Egjypti. Me Tiranën zyrtare mbase do ta ketë më të vështirë. Diplomacia dhe gjyqësori jonë janë para një sprove të fortë”, u shpreh Karamuço.

 

Ora 11:50
Sulmi në Gramsh, dy ushtarakët lënë spitalin në gjendje të mirë shëndetësore

Dy ushtarakët që u sulmuan në Gramsh nga dy rusë (një burrë e një grua) dhe një ukrainas janë larguar nga spitali në gjendje të mirë shëndetësore.

Ata u larguan pas vizitës së Ministrit të Mbrojtjes Niko Peleshi në spital.

Dy ushtarët Albi Bici dhe Ardian Xhaka janë nxjerrë nga një dalje e dytë e toksikologjisë në QSUT, në mënyrë që të shmangnin përballjen me mediat që ishin aty.

Ora 11:28
Sulmi nga agjentët rus ndaj ushtarëve në Gramsh, Yuri Kim: Qendrojmë me aleatin tonë, përgjegjësit të mbajnë përgjegjësi

1658999933_Screenshot5.jpg

Ambasadorja e SHBA-së në vendin tonë Yuri Kim ka reaguar në lidhje me sulmin ndaj 2 ushtarëve shqiptarë në uzinën e armëve në Gramsh. Kim u uron shërim të shpejtë 2 ushtarëve, ndërsa bën thirrje që përgjegjësit e sulmit të mbajnë përgjegjësi.

‘Fola me ministrin e Mbrojtjes dhe Shefin e Shtabit tw Pwrgjithshwm dhe u urojmw shërim të shpejtë 2 ushtarëve të plagosur mbrëmë duke mbrojtur objektin ushtarak. Ne qëndrojmë me aleatin tonë dhe autoritetet të hetojnë plotësisht për të përcaktuar faktet dhe për të mbajtur përgjegjës përgjegjësit.’- shkruan Yuri Kim.

Ora 09:41
U sulmuan nga rusët, ja si është gjendja shëndetësore e 2 ushtarëve shqiptar

1661030164_fg1.jpg

Dy ushtarët shqiptarë të cilët u sulmuan me spraj kimik nga një rus teksa po e ndalonin që të futej në Uzinën e Armëve në Gramsh, janë në gjendje të mirë shëndetësore. Dy ushtarët shqiptar Albi Bici dhe Ardjan Xhaka pritet që të lënë sot spitalin, bëjnë me dije burime për Report Tv.

Ora 09:34
Ministria e Mbrojtjes për Report Tv: Në Uzinën e Gramshit nuk kishte municione në sasi të mëdha, përdoret për demontimin e armëve

Në Uzinën e Armëve Gramshit nuk kishte municione në sasi të mëdha. Ky është prononcimi i Ministrisë së Mbrojtjes për Report Tv, e cila bën me dije se baza e Gramshit momentalisht përdoret për demontimin e armëve të tepërta.

Ora 09:03
Sulmi ndaj ushtarëve shqiptar në uzinën e armëve në Gramsh, presidenti Begaj: Parandalim të çdo situate që cënon sigurinë kombëtare, të zbardhet ngjarja

Pas incidentit që ndodhi një ditë më parë në Uzinën e Përpunimit të Armëve në Gramsh, ku dy ushtarë shqiptarë u sulmuan nga një shtetas rus me spraj kimik në fytyrë, ka reaguar presidenti i vendit Bajram Begaj. Begaj thotë se është në komunikim të vazhdueshëm më strukturat e sigurisë, Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, strukturat e shërbimeve informative dhe ato ligjzbatuese, të cilat shton se i inkurajon për zbardhjen e ngjarjes dhe parandalimin e çdo situate që cënon sigurinë kombëtare. Në postimin  e tij në rrjetet sociale, presidenti shpreh mirënjohjen për dy efektivët e Forcave të Armatosura.

‘Ngjarjen në uzinën e Gramshit po e ndjek me shumë vëmendje. Jam në komunikim të vazhdueshëm me strukturat e sigurisë, Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, strukturat e shërbimeve informative dhe ato ligjzbatuese, të cilat i inkurajoj dhe mbështes për të vazhduar punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe parandalimin e çdo situate që cënon sigurinë kombëtare. Mirënjohje për dy efektivët e Forcave të Armatosura, të cilëve u uroj shërim të shpejtë!’- shkruan Begaj.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Gazmend: 22/08/2022 09:56

    Thënia e Peleshit "mos nxitoni në përfundime" është një deklaratë e saktë. pse? sepse, "ndal" është gjuha shqipe! të huajt nuk mund ta shohin nëse është zonë ushtarake. Zona ishte e rrethuar siç duhet dhe e shënuar me paralajmërim? Jo! Një spiun duhet të fshihet. Ai kurrë nuk do të drejtojë një makinë me numra të huaj.Mund të marrë me qira një makinë në vend. Përfundimi im, ata janë turistë të vegjël për shkak të ndalimit të fundit të vizitorëve nga Rusia apo shtetet baltike. Ata ishin kuriozë për "mbeturina të komunizmit" dhe për t'i vendosur këto në Youtube për të kompensuar shpenzimet e fluturimit dhe hotelit.

    Përgjigju
    • Lexues: 22/08/2022 12:40

      Patjeter por ne duhet te kemi mundesi te "zhbirojme" cfare kishin si qellim te benin..bakdereat nuk merren dot me little fish imagjino eksperte agjente

  • Tosi: 22/08/2022 04:36

    Ja te shohim si do dalin akuzat. Se pari KP ben fjale per "Dhenia" dhe jo "Marrja" e informatave qe duhet te jene "sekrete". Dhe ja ta zeme sikur plotesonen keto kushte, na duhet qellimi "per te cenuar" pavaresine. Pa keto nuk ka veper penale. Dita e dyte dhe ende komente ca thote Putini i Tiranes. Ore keto te akuzuarit ca thone ndonje gje...apo varja.

    Përgjigju
  • Iris: 22/08/2022 01:34

    /BIMI/,100 % dakord me ju.E gjithe ngjarja eshte skandaloze.Ne kohen e Xhaxhit te shkulnin dhembe e dhemballe t'ju afroheshe vetem ketyre zonave,jo me afer, qe s'behej fjale.Kurse keta banoret injorante se bashku me nje minister qe nuk eshte me lart se niveli i tyre plus qe per cdo problem qe ka patur vendi duke filluar nga zjarret,ka treguar vazhdimisht paaftesine e tij,nuk u ben pershtypje prania e tyre per 10 dite!Cfare prisnin keta qe te hidhen ne ere si Gerdeci qe te reagojne? Dhe sikur te mos mjaftonte kjo,nga nje ane del Rama dhe humb kohen me deklarime idioteske per opoziten,kur duhej te fokusohej vetem te kjo ngjarje dhe nga ana tjeter del ministria e Pelesh gomarit dhe jep info.sqaruese://Vetem demontim armesh behet dhe nuk ka shume municione.// Bravo! Ju dhate ruseve info.plotesuese,ato qe s'arriten t'i siguronin vete!! Keni le gje tjeter pa u thene? Uzinat ushtarake,me ose pa armatim mund te rivihen prape ne pune po te jete nevoja dhe jane nga te parat qe mund te bombardohen.Po ku kupton // SHOKU ZYLO PELESHI// nga keto? Dhe sikur te mos mjaftonin keto, kreu i SHISH nuk duket gjekundi dhe ligji ka per t'i denuar me 1 vit burg,sikur vodhen sekretet e kasafortave te Surelit,e Lalzit dhe jo info te sigurise kombetare.Kulmi!!!

    Përgjigju
    • Lexues: 22/08/2022 12:42

      Lere xhaxhin..vullnetarisht do tu merrja info me shume se 100 prokurore barkderra.. this is Albania jo PS

  • Bobi: 21/08/2022 22:37

    Denojini dhe i jepni ilac ke buka qe kur te dalin mos te jene as per veten e vet

    Përgjigju
  • Zero-Zero-Supa: 21/08/2022 22:05

    Hahahahaha. Spiunazh! Do vidhnin teknologjine e viteve ‘50. Propagand e rilindjes!!! Eshte i shar ai qe largon vemendjen nga interpretimi i misionit si vjedhje teknologjike! Kush thote qe agjentet rus kane edhe misione sabotazhi per efekt politik, genjen!!! Efharisto! (Janiiii, mu ben gishtat cop duke shkruar propagand tallese me shtetin e ketyre turkoshqiptareve… Dua te jem pushim neser! S’kam pasur kohe as te ha nje lug sup!)

    Përgjigju
  • Bimi: 21/08/2022 21:48

    Qeveri palaco jeni. Dy Russ pederast edhe nje lezbike sic thojne parashkruesit fix ashtu nuk I kapkeni dot. U deshen vetem dy ushtare qe ti kapnin! Cfare donit ju me shum! Tju minonin godinat... Ato Jan habitur si rrin pa drita aty siduket kan menduar e kan nen kontroll situaten ose perdorin aparatura sofistikuara! Nuk e din qe oshee I kishte prere dritat! Te vesh duart ne koke! Ambjent I rendesise te vecante monitorohet pa drita nga dy ushtare edhe nga dy Russ e nje ukrahinase! E na flisni per standarte! Standartet e rrumpalles se keq organizuar! Turp nje minister I pa pregatitur nje kryeminister injorant edhe intrigant ordiner edhe nje opozite sterile qe nuk ka asnje rendiment nje shoqeri civile ingezistente ... A mos valle jemi nje popull injorant!? Joooooo jemi vetem analfabet qe kur te na vij vizioni do jet vone per te gjithe komentuesit si un si ty e SI ai qe do shkruaj...

    Përgjigju
  • Carraniku: 21/08/2022 21:09

    Kta Ruset te smune qysh ne kohen e komunizmit te Stalinit.Na jena ven pa fabrika dhe uzina,edhe ato qe kjen u shkatrrunen ne 97.Na nuk prodhojme as edhe nje gja ushtarake vetem ne kjoftese ata Ruset jane maniake vetem me mush aparatin me foto leshi pa pik ransie e me justifiku rrogen te shefi vet.Na mezi prodhojme perime edhe ato rrofte Lushnja.Ktu lulzon vetem ndertimi pallateve(me pastrim leku) edhe kaq.Nuk me duket normale me I dhane kaq shum ransi ktij lajmi!!

    Përgjigju
  • Eldi: 21/08/2022 20:38

    Normal qe rama nuk e e lej me kaq do bej me payjeter dicka per keto ushtar

    Përgjigju
    • Likja: 21/08/2022 21:55

      Hahahah rama yt nuk do cfare ka ndodhur o Lila! Kushedi ku eshte duke perdorur fshesen me korent edhe duke ber party me shkum ! I plasi atij per popullin

  • mondi: 21/08/2022 20:30

    ky bardhi eshte rob papun se sa mundesi , partia e ktyre nje pune ka ku e ku ti prishet pune vendit tine qe te dalin te kapen

    Përgjigju
  • Teuta: 21/08/2022 20:28

    Mos u demoralizoni cdo gje do te rregullohet se nuk jemi vetem kemi mbeshtetes te medhenj krah vetes

    Përgjigju
  • Juna: 21/08/2022 20:27

    Drejtesia do te vendoset ne vend dhe fajtoret do te marin denimin qe meritojn

    Përgjigju
    • Juni: 21/08/2022 21:54

      Hahahhah do vej do vej kur te vdesin Sali berisha-t me shoke ... Qeveria deshtuar! Mir qe spo na vijne ne shtepija se sherbimi doganor ka pjerdhur ketu rrjedhjen ne cdo drejtim! Ministri presupozohet ne rast lufte do na mbroj... Nuk mbarojne dot 3 specie ruse imagjino ushtri... Hahahha

  • Egra: 21/08/2022 20:26

    Rama do gjej zgjidhjen e duhur per kte gje qe ka ndodhur

    Përgjigju
    • Lexues: 22/08/2022 12:51

      E ke vene re qe profiki yt eshte bere publik..nga poston etj

    • Egri: 21/08/2022 21:52

      Egra bukuri mashkullore qpo femerore... Lepija lepiresen xhaxhi rames me shoke edhe saliut Po mbarove shpejt... Nje rrumpalles nje situate jasht kontrollin ! Extremi ! Jemi te mbaruar edhe nuk na bejne gje por te shikoje cdo Benin ruset! Jemi popull injorant zhgarravine qe nuk dime asgje cfare behet nuk e di ministri mbrojtjes Jo ti... Lepije mos ta lepijne.

  • Lea: 21/08/2022 20:25

    Me ndihmen e zotit dhe te qeveris cdo gje do te rregullohet

    Përgjigju
    • Leaaaaa: 21/08/2022 21:50

      Lea lepija xhaxhit akulloren se mos shkrij... Lepije te gjithe eeee mos per piken e akullores te bjeri.... Yyyyuy degjenerate servile ti edhe qeveria edhe opozita...degjenerate komentues/e..

  • Greis: 21/08/2022 20:24

    Rama ne te tilla raste dhe sidomos kur jan kaq serioze nuk ka lene asnje pas dore dhe i ka dhene ndihmen personave qe kan pasur nevoj per ndihm e njejta gje do ndodh dhe ne kte rast

    Përgjigju
  • Besa: 21/08/2022 20:22

    Meshtetja naj nesh nuk besoj se do te mungoje se prandaj qeveria ka bashkepunuar dhe ka ruajtur marredhenie te mira me cdo shtet te huaj

    Përgjigju
  • Desi: 21/08/2022 20:21

    Zoti sheh dhe do te vuajn pasojat per kte gje te keqe qe i kan ber atyre ushtareve te shkrete

    Përgjigju
  • Agim: 21/08/2022 20:19

    Jam shum i sigurt qe Rama do bej dicka per kte gje dhe per ata te pafajshem qe i zuri kjo fatkeqsi

    Përgjigju
  • Arta: 21/08/2022 20:19

    Me vjen shum keq sepse ata jan te pafajshem skan pse vuajn te tilla pasoja

    Përgjigju
  • Barzay: 21/08/2022 20:13

    Cfare uzine sekrete ,pse se dine te huajt se aty kan prodhuar arme ,pastaj arme prodhojne te gjithe shtetet, vecse makinerite qe Jan Brenda i ka mbuluar ndryshku , dhe merimangat, dhe teknollogjia asht e kohes se ballhutes.

    Përgjigju
  • Vani: 21/08/2022 20:12

    Uroj te zgjidhet sa me shpejt kjo gje dhe te vendoset cdo gje ne vije

    Përgjigju
  • Berti: 21/08/2022 20:02

    Po keta duhen denuar me burg perjete keta qe bejne kete akt ndaj punonjesve te pafajshem

    Përgjigju
  • Andi: 21/08/2022 20:01

    Shpresojm qe kjo ceshtje te zgjidhet njehere e mire dhe fajtoret te marrin denimin e merituar

    Përgjigju
  • Hasan: 21/08/2022 19:53

    Uroj qe te zgjidhet dhe kjo situate

    Përgjigju
  • Arusha: 21/08/2022 19:46

    O mjer ky komb per sigurine kombetare standarte Alla europiane. Vend kanditat per BE edhe ikim me gomone nga Tim toku per UK! Pwradoks apo mjerimi I popullit shqiptar!? Si ka mundesi dy Russ edhe nje ukrahinase me nje makine qe Ben ne jemi spiunazhi Po ja u mbajti na kapni NJ minsiter I pa pregatitur cfare ndodhi edhe se kishte haberin fare opo fare me I habitur ministri sesa gazetaret!? Seriozisht ka ndodhur me hije mosbesimi dukeshe kur fliste... Nje kryeminister qe e argumentoj sic di ai. Ore ne cdo vend ndodhin keto nuk them por ketu bejne mu edhe ne gramsh! Kulmi kulmi! Per djemte tane ushtare rritje grade shperblim direkte heronj si thot edhe lonushi lepurushi!

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 21/08/2022 19:38

    Ky po qe eshte lajm:gledisnanaj mbrrin ne prokurorine e Elbasanit....po a e ka shoqeruar policja qe bashkjeton me GJARPERIN?!

    Përgjigju
  • Loni: 21/08/2022 19:38

    Hahahaah per te ikur diten nga ky vend na flaisn per siguri kombetare ne I pergjigjemi cdo lloj ofensive ... Hahhaha dy ruse zgjebarake me nje ukrahinese lezbo mendje makine qe Ben muuuuu hajde na kontrolli edhe nje minister mbrotjeje qe nuk di cfare ka ndodhur I pa pregatitur ne cdo aspekt nga ngjarja edhe nje spekullim boterore ne media se sa jemi te after ne si vend anetar nato-je... Hahahahahahaha nje gallate per te vendosur duart ne koke! Tregojne metoda speciale edhe teknike nepr lajme tregojne Delta force! U ju shpelafte mortja bastarde dreqi we dy spiun homo se x ual nuk kapet dot edhe nje lav ire ukrahinase... Ato dy ushtaret beni I heronj prej verteti se mos ishte per ato do I kishin vendosur flaen asajt uzine ne gramsh qe edhe Miu thyen koken atje ne gramsh se ska cte bej! Jepuni atyre dy ushtareve dekorate shpejt mostra se te ishte per organet kompetente as do I kishit kapur ndonjehere... Never ne dogane na bejne 1 milion pyetje si I pasket lejuar keto rus e ukrahinas juve apo ngaqe Jan me pasaporta eu. Ah shtet I degjeneruat. Mostra mostra se si rend ky komb pa bertitur e uleritur.

    Përgjigju
  • A. N.: 21/08/2022 18:36

    Ja te presim sa te leshoje Ed Rama satelitin dhe do shohim pastaj a do guxojne forcat reaksionare qe ti afrohen me vendeve strategjike si Gramshi per te vjedhur teknologjine qindra vjecare qe kemi ne.

    Përgjigju
  • Turi: 21/08/2022 17:59

    Shteti jone me mbeshtetjen e kryepropagandes boterore Amerikes ka kapir sherbimet sekrete Ruse qe donin te futeshin ne nje hale me blloqe pa dyer apo dritare por qe eshte zone shume e rendesishme ushtarake dhe ruhej nga 2 persona hahahah sa vk qe jane lerini te ikin ata turistat mos lini nam si keni bere deri tani

    Përgjigju
    • Soni: 21/08/2022 18:39

      ..mjaft te futesh ne youtube te shohesh: edhe dokumentare kane bere mileti, jo vlogje, kane analizuar edhe ca mbeturinash ka perdhe... histori qesharake per nje vend qesharak...

    • Soni: 21/08/2022 18:36

      Ahahahahhahaha

  • Tepelena: 21/08/2022 15:32

    Jane leshuar turrmat e komentuesve duke hedhur balte mbi shtetin Shqiptar. Po, eshte e vertet qe uzina nuk ka armatim apo pajisje qe i interesojn Rusise. Por askush nuk tha se qellimi ishte vjedhja e teknologjise. Agjentura ruse e perdor shume sabotimin. Ata mund te kene dashur t’a hedhin ne ere godinen, sic ka ndodhur me baza te tjera ne Europen Lindore. Arsyeja eshte shume e lehte per tu kuptuar: hakmarrje ndaj nje vendi antar te NATO, per ndihmen qe aleanca po i jep Ukraines. Turisti nuk hyn ne menyre ilegale ne nje shtet, sic kishin bere ata. Problemi tani qendron se a eshte i mjaftueshem altiviteti i tyre per t’i denuar per aktivitet armiqesor/sabotues, apo do denohen vetem per sulmin ndaj ushtareve shqiptar.

    Përgjigju
    • Tepelena: 21/08/2022 18:25

      O skuth, se pari, perdor ndonje pseudonim qe te pershtatet me mire, per shembull Dropulli, Bularati ose Himara. Se dyti, e kam shume te lehte t’a kthej me te njejten monedh por s’dua te prish gojen per nje skllav si ti. Se treti, mos e ha te nxehte supen e Athines ne dite gushti se te trullos nxehtesia dhe te duket vetja spartan kur ne fakt je thjesht nje skllav.

    • memaliaj: 21/08/2022 18:02

      ......ti je djali i ish inspektorit te zones ne vitet 70-80. jeni gjenetikisht enverista dhe motergrisur

  • Gjyli: 21/08/2022 15:10

    Ahahahaa i kishim ne vezhgim thote ky mender minister.me kollaj futesh ne uzinen e gramshit qe eshte zone ushtarake sesa ne kasollen e çobanit ose do te haj qeni ose do te vij plumbi belçikut kokes.hajde prejleshi hajde.

    Përgjigju
  • Tosi: 21/08/2022 14:20

    Eshte ca eshte nuk ka rendesi. Mjafton qe regjimi me ne kryepyken te gerthase "armiku" po ben spiunazh! Po degjojme vetem njeren ane te medsljes, makinen mavi te propogandes. Mire qe dyshohen per spiunazh por cfare konkretisht? Si puna e shokut Enver qe akuzonte shokun Kadri, pse i tregove rregulloret sekret sovjetikeve? Dhe Kadriu thonte ore csekret, ne i kopjuam nga sovjetiket! Po ku te linte Enveri gjalle se. Ja dhe Enveri i ri i Surrelit. Jo vetem tre "agjente" turiste i zbuloi dhe neutralizoj por edhe shume agjente "laramane" qe nuk i pelqejne davane e tij si bakall. Ne tere kete histori, vetem Berisha doli korrekt. Denoi incidentin, kritikoi qeverine per masat e dobta, dhe llogaridhenie per Kryeministrin i cili me dashje nuk vendosi regjim vizash si gjithe BE ndaj Rusise per shkak te luftes ne Ukrahine. Gjithe ngjarja eshte pasoje direkte e veprimit te gabuar te kryepykes. Dhe qe domosdo e dhe kete e do ta ktheje ne fitore propogande.

    Përgjigju
  • AltinTop: 21/08/2022 14:13

    I kane mbaruar trillimet kesaj qeverie…sdine ca te shpikin per te shkeput vemendjen nga problemet serioze qe ka ky vend

    Përgjigju
  • Lala: 21/08/2022 13:27

    Ore kaq dele e dini populli ju? Po I mbanim ne vezhgim Thot..dhe ushtaret pa arm I Kan ndaluar.un si ushtarak e Di QE kur ndodh dicka rritet gadishmeria pra perforcoher mbrojtja.ju e keni ditur dhe ushtaret prap me duar ne xhepa ne uzine?Tani OSE genjen ti OSE ska marr masat PU e elbasanit bashk me sherbimin informativ ushtarak ...OSE OSE ushtaret QE po perpiqeni ti nxirrni si heronj (edhe PSE I Ka bo lomsh 1 tek person)Kan qen jasht luftimi QE NE fillim

    Përgjigju
  • sateliti: 21/08/2022 13:00

    " Rikonicioni " eshte nje term, por dhe veprimtari ne skemat ruse te luftimit. Plotesimi i hartes se luftimit dhe infrastruktures se fusheluftimit jane detyrat paraprake ne planin e luftimit. Kur mungojne te dhenat e plota, hartat dhe infrastruktura rifreskohen me te dhenat aktuale si dhe behen instalime te teknollogjise ushtarake te luftimit. Mendoj se shteti ne kete rast te kujdeset me shume per termin " kundershtar " se sa " turist ". Te sigurohet Shqiperia . Vigjilence.

    Përgjigju
    • sateliti: 21/08/2022 14:49

      Gjendja aktuale e Gramshit, Policanit, Qytetit Stalin, Pashalimanit, Llokacionit, Xhenjos etj..etj nuk eshte ajo e viteve 1468, 1945, 1960, 1976, 1990 dhe 2020 qe mund te kene ne arshiva te interesuarit sot. Kur dikush i emertuar " turist ", " blloger ", " spiun ", " Zbulues " kryen veprime si keto qe informohemi nga shtypi, duhet analizohet dhe aktualisht te marrin emertimin dhe punen reale qe ben. Lumi fle, armiku s'fle.

    • shoku: 21/08/2022 13:43

      Po ca skeme ka kur e gjithe teknologjia ka qene ruse kineze, cdo gje e kemi marre nga ata,ca I duhet Rusise nje repart demontimi dhe spiunet e vertete nuk vijne te dera repartit te bejne foto nuk kane nevoje se kane satellite e drone, keta jane bloger instagrami qe bejne foto kudo qe shkojne.

  • shoku: 21/08/2022 12:25

    E kuptoj dhe vete me ne fund qe eshte e gjithe kjo flluske sapuni, keta nuk jane asgje me shume se sa bloger Instagram qe bejne foto, histori me spiunazh Ruse qe vijme te ne te spiunojne reparte demontimi.Ik se late nam

    Përgjigju
  • Ha ha ha: 21/08/2022 10:55

    Me lot kom qeshe me kte Leshin. Mire i paskeni vezhguar. Kur i late per ti kape apo kur te vrisnim ushtarin. Ata ishin duke bere orgjinne makine dhe ushtaret i pergjonin. Prandaj ka ndodhe dhe sprayi ne fytyre. Kurse ti thua spiunazh. Edhe ti e di se nuk eshte.

    Përgjigju
  • Kryesupaxhiu shqipfoles i Athines: 21/08/2022 10:53

    Ishin nen vezhgim dhe perseri arriten te sulmonin ushtaret tane me spray?! Ore, po kaq te paafte ju shteti i rilindjes? Nuk i arrestonit dot para sulmit? Te japi doreheqje shefi i SHISH, shefi i SHIU dhe ministri i mbrojtjes. S’behet ky shtet!!! (Do zoti nuk del dikush te permendi sulmet e agjentures ruse ne Ceki ne 2014 dhe ne Angli ne 2018, ku sulmet ishin me te renda dhe agjentet rus u arratisen me sukses.)

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?