Pajisjet biber (pagers) minicelularë dhe radio 'walkie talkie' të shpërthyera

Sulmi i telekomanduar ndaj Hezbollah/ New York Times: Izraeli prodhoi pagerat e shpërthyera në Liban! Ja si u kamufluan pas shoqërive ‘fantazma’

19 Shtator, 09:06| Përditesimi: 19 Shtator, 09:19

  • Share

Pajisjet biber (pagers) minicelularë dhe radio 'walkie talkie' të shpërthyera

Dy ditë pas sulmit kibernetik të telekomanduar me shpërthimin e mijëra pajisjeve biper (pagers) apo minicelularë “walkie talkie” ndaj anëtarëve të Hezbollah, më 17-18 Shtator në Liban e Siri, që ka lënë deri tani të paktën 31 të vrarë dhe mbi 4 mijë të plagosur, po bëhet e qartë edhe dora e autorit të dyshuar.

“Bac Consulting”, kompania hungareze që prodhoi pagerët që shpërthyen në Liban, ishte një kompani izraelite e cilësuar edhe si “guaskë”, pra e fshehur mirë.

Lajmin e ka publikuar “New York Times” sot më 19 Shtator dhe gjithashtu i raportuar nga “La Repubblica”, duke cituar tre oficerë të inteligjencës izraelite, të informuar mbi operacionin, të cilët i thanë gazetës se të paktën dy kompani të tjera fiktive u krijuan për të fshehur se prodhuesit e pagerëve ishin pjesë e shërbimit sekret izraelit.

Sipas raportit, pagerat filluan të dërgoheshin në Liban në vitin 2022 (një vit para nisjes së luftës me Hamas, 7 Tetor 2023), por furnizimi u rrit kur udhëheqësi i Hezbollahut, Hassan Nasrallah, deklaroi përdorimin e telefonave celularë si të rrezikshëm, duke u orientuar tek minicelularët dhe biperat, si më të sigurtë.

Pra sipas hetimeve të deritanishme, Izraeli dhe inteligjenca e spiunazhit Mossad, kanë rritur infiltrimin e tyre menjëherë pas luftës dhe në momentin që Hezbollah ka porositur pajisjet e reja elektronike, në punë janë vendosur shoqëritë “fantazmë”, duke operuar deri në zemër të firmës hungareze në Budapest.


Lajmi kryesor:

Sulmi ndaj Hezbollah/ Rritet bilanci i viktimave, 31 të vdekur dhe 4300 të plagosur! NYT: Izraeli prodhoi pajisjet, u kamufluan pas shoqërive ‘fantazma’


A.Q/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?