Robert E Crimo, i dyshuari si autor i masakrës

Masakra me 6 të vrarë në paradën e 4 korrikut në SHBA, arrestohet 22 vjeçari! Sulme me armë dhe në Filadelfia, 2 policë të plagosur

5 Korrik 2022, 08:14| Përditesimi: 5 Korrik 2022, 08:24

  • Share

Të paktën gjashtë persona mbetën të vrarë dhe 24 të tjerë u plagosën nga të shtënat në një paradë me rastin e 4 korrikut në në Highland Park, Illinois. 

Policia amerikane ka arrestuar një të dyshuar, Robert E Crimo III, 22 vjeç. I riu i armatosur u ngjit në një çati, duke qëlluar mbi spektatorët me një pushkë. Kjo është është vrasja më e fundit masive që ka goditur SHBA-në ku pothuaj ka pasur një në çdo javë të vitit 2022. Presidenti Joe Biden tha se ishte "i tronditur" nga dhuna.

Disa orë më vonë, pas kësaj ngjarje dy oficerë policie u plagosën në një të shtëna në Filadelfia gjatë një shfaqjeje fishekzjarre të 4 korrikut.

Edhe në Filadelfia dikush hapi zjarr ndaj njerëzve që merrnin pjesë në festimet e 4 korrikut, me një koncert dhe fishekzjarre përfundimtare. Dy policë u plagosën dhe u transportuan në spital, ndërsa paniku u përhap në zonën e Benjamin Franklin Parkëay.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ben: 05/07/2022 08:59

    Ky e paska te shkrujtme ne ball:kriminel.Fytyre e keqe,fytyre krimineli.

    Përgjigju
    • krimineli: 05/07/2022 11:32

      kriminil jo terrorist

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?