Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Keir Starmer

Bota

Sulmi me thikë në një sinagogë në Mançester, Starmer: Do të bëjmë gjithçka për të mbrojtur komunitetin tonë hebre

2 Tetor, 20:21| Përditesimi: 2 Tetor, 20:32

  • Share

1759429388_stardd.JPG

Pas sulmit me thikë në një sinagogë në Mançester, kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Keir Starmer u largua më herët nga  samit europian në Danimarkë.

Gjatë kthimit në Britani, Starmer tha do të thërrasë një takim të komitetit të emergjencës së qeverisë, i njohur si Cobra, në përgjigje të sulmit në Yom Kippur, dita më e shenjtë e kalendarit hebraik.

Starmer po ashtu tha se oficerë shtesë po dërgoheshin në sinagoga në të gjithë vendin, teksa deklaroi po ashtu se po bëjnë gjithçka për ta mbrojtur komunitetin e tyre hebre. Ndërsa kryeministri britanik i shprehu ngushëllime edhe familjes së viktimave.

"Ne do të bëjmë gjithçka për ta mbajtur komunitetin tonë hebre të sigurt. Kjo nuk është një urrejtje e re, kjo është diçka me të cilën hebrenjtë kanë jetuar gjithmonë.

Duhet të jemi të qartë, është një urrejtje që po rritet përsëri dhe Britania duhet ta mposhtë atë përsëri. Në emër të kombit, dua t'u shpreh ngushëllimet e mia familjeve dhe viktimave të prekura.

Dua të falënderoj policinë e Mançesterit të Madh, ekipet e ndihmës së shpejtë dhe ata specialistë të përkushtuar të sigurisë, nuk ka asnjë dyshim se ata kanë parandaluar një tragjedi edhe më të madhe, dhe ne i falënderojmë ata për trimërinë e tyre.", tha Starmer.


Lajmi kryesor:

Britani/ Sulm në sinagogën e Mançesterit, 3 të plagosur dhe 2 të vdekur, policia vret autorin! Starmer: Do të mbrojmë komunitetin tonë hebre


A.D/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Begaj shpalli zgjedhjet në Tiranë pa pritur Kushtetuesen për Veliajn, si ju duket?