Sulmi ndaj avokat Mëngjesit, Saimir Vishaj: Është vrasje në tentativë, jo dhunim! Sefa: Autorët dënohen minimalisht me 30 vite burg

30 Maj, 21:32| Përditesimi: 31 Maj, 07:52

  • Share

Avokati Sokol Mëngjesi vijon të jetë në gjendje të rëndë, në koma, dhe 72 orët në vijim janë vendimtare për të parë se si do të reagojë. Mjekët thanë se në momentet e para avokati ishte koshient, por më tej humbi vetëdijen e përfundoi në intubim.

Kreu i Avokatëve Penalist, Saimir Vishaj i ftuar në “Frontline” në Report Tv me gazetaren Marsela Karapanço, u shpreh se ka shpresë që gjendja e tij të përmirësohet. Nga ana tjetër Vishaj tha se kemi të bëjmë me një vrasje në tentativë dhe s'mund të quhet rrahje.

“Mëngjesi ishte paqësor e dashamirës, ka nxjerrë dhjetëra e qindra breza juristësh. Dje u tronditëm për herë të dytë kur u fut në gjendje kome, një komë që ishte e detyrueshme për shkak të hematomave të mëdha. Për mua është vrasje në tentativë, jo rrahje. Avokati ka qenë mbrojtës i interesave të tyre ligjore. Ne do rrimë deri në 5 ditë në gjendje të ngrirë sepse shpresojmë se do rikthehet në gjendjen e mëparshme. E rëndësishme për ne është shëndeti i kolegut sepse ne na ka humbur jetën kryetari i dhomës së avokatisë për çështje pronësisë. Na janë rrahur avokatët pranë gjykatave. Na vritet një avokat në qendër të Elbasanit. Të gjithë ne duhet të lutemi o zot bëj mrekulli. Unë do ju lutesha ti largoni pamjet se ai ka fëmijë. Pamjet janë trishtim dhe nuk mund të na sjellin asgjë”, tha Vishaj.

Juristi Indrit Sefa tha se katër autorët e sulmit ndaj Mëngjesit minimalisht dënohen me nga 30 vite burg.

“Vepër penale e pastër e kryer me qëllim me dashje. Personat i kanë dashur pasojat. Vepra penale është minimalisht 30 vjet dhe me burgim të përjetshëm. Nuk përfitojnë nga gjykimi i shkurtuar. Këta minimalisht do dënohen 30 vjet, dyshemeja është 30 vjet, maksimalisht deri në burgim të përjetshëm”, tha Sefa.

“Kjo dispozitë duhet të zbatohet”, shtoi Vishaj.

"Unë personalisht nuk do pranoja të bëhesha avokati i tyre. Pra avokat i zgjedhur prej tyre. Një avokat kryesisht, pra i caktuar nga shteti mund t'i mbronte. Reagimi i dhomës së avokatisë duhet të ishte më i fortë. E gjithë struktura duhet të kishte një reagim më të fortë. Jo vetëm se avokati është miku jonë, dhe ka qenë profesori im", shtoi më tej Sefa.

Për një ngjarje të rëndë si kjo deputeti i PS Lavdrim Krashi tha se duhet më shumë kujdes sa i përket akuzave të bëra nga politika.

“Ajo që mund të themi është lutje për shëndetin e avokatit. Nuk kam çfarë të them tjetër. Sa i përket pjesës tjetër që mendoj se është më mirë ta diskutojmë në një kohë tjetër. Zoti Mëngjesi është avokat i profilit të lartë, ka përfaqësuar njerëz të lartë të politikës dhe të krimit. Ka qenë avokat i një të dënuari për inceneratorët. Ping pongu me akuza duhet të jetë shumë i përmbajtur. Dua që ata persona të vihen sa më parë para drejtësisë. Raste të tilla bëhet edhe për të parë se për çfarë ka nevojë të ndërhyhet në legjislacion”, tha ai.

Ora 22:49
‘Kam pasur Dan Hutrën klient’, avokat Vishaj: Nuk e mbajta, e mori tjetri dhe e liroi! Pasi doli vrau tre gra

 

I ftuar në “Frontline” në Report Tv teksa ka diskutuar në lidhje me sulmin ndaj Sokol Mëngjesit, Kreu i Avokatëve Penalist, Saimir Vishaj tregoi rastin e vrasësit të grave Dan Hutra sesi hoqi dora nga mbrojtja e tij.

“Unë kam pasur Dan Hutrën klient tre muaj-katër muaj, pashë mentalitetin e tij dhe u tërhoqa, e lashë. E mori tjetri, e nxori nga burgu. Pasi doli ai bëri tre vrasje”, tha Vishaj.

Ora 22:04
Sulmi ndaj Sokol Mëngjesit, deputeti i PS Krashi: Koha që shteti të monitorojë më shumë rrugët me kamera

Nisur nga sulmi ndaj avokat Sokol Mëngjesit pranë kopshtit të djalit në Tiranë, deputeti i PS Lavdrim Krashi tha në Frontline në Report Tv se ka ardhur koha që shteti të monitorojë rrugët me kamera. Kjo sipas deputetit do t’i frenonte më shumë kriminelët përpara se kryenin akte të tilla.

“Evidenca që kemi në lidhje me këtë ngjarje është evidencë private, kamerat e sigurisë. Nuk mendoj se ato kamerat janë për të siguruar jetën tonë por për biznesit. Mendoj se ka ardhur koha që shteti të ndërhyjë për siguri më të lartë, qoftë për aksidente automobilistike, qoftë dhe për të ruajtur ngjarje të tilla. Nëse kriminelët e dinë se janë të monitoruar nga kamerat do të mendohen më shumë. Jam i bindur se po ta dinin se ka kamera do ta mendonin shumë herë më shumë”.

B.K//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tirona: 31/05/2024 08:25

    Po ik o Sajmir Viaha mos na u hiq si me qen sa naj rob i nershëm.. Sa vet keni mor nqaf ju?? Nga 7-8 vjet burg për vjedhje 20 lekshash.. Ti o i kullumi avokatis ke qen kokrra bixhozxhiut e smahet men sa pare ju ke mor klientëve e i lije në kazino gjith notën. O vishe për ty ka video në qarkullim nëpër kazino e me pjataë nëpër dur.. shif veten sa dome ke bo.. kte e rujt zoti s dalt sa më shpejt nga ajo gjendje se gjynof.

    Përgjigju
  • Refat: 31/05/2024 08:08

    Ore ky avokot Saimiri para disa kohesh doli dhe mbronte Rrajat qe dolen ne video dhe e masakruan tjetrin ne Lokal dhe thoshte eshte rrahje. Pse per kte tjetrin thote eshte vrasje! Apo ka hall se po I vjen rradha dhe ktij qelbesires. Ik mor legen avokat, njeri pa moral.

    Përgjigju
  • Ilir: 31/05/2024 07:21

    Nuk eshte drejtesi ti thuash klientit Stop, mos ebkerko kete apo ate se do mbarosh gjyqtarin apo prokurorin. Kjo eshte te shesesh klientin, ta dhunosh duke mos I treguar ligjet dhe te drejtat. E dime tashme Z.Vishaj pse I thoni ju avokatet klientit stop, mos kerko kete dhe ate. Nuk I thoni qe te mbroni gjyqtarin apo prokurorin i thoni qe te ndihmoni gjyqtarin dhe prokurorin. Sqe tja u beni punen e thjesht kur te japin vendimin e te thone pastaj: Kete kerkove kete te dhashe! Duhet veting per avokatet! Po jo si ky vetingu I gjyqtarve dhe prokurorëve qe vendosen studiot ligjore kush kalon dhe kush rri, duam veting te vertet. Ikni se na moret frymen o te pangopur!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?