Deputetët e ‘Rithemelimit’, Tritan Shehu dhe Flamur Noka janë bërë bashkë në Kuvend duke akuzuar se sulmi ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, ka qenë i mirëorganizuar nga Edi Rama.
“Ishte e organizuar, e përgatitur, e parapërcaktuar, provokim ndaj opozitës, për t’i bërë që të reagojnë në mënyrë jo demokratike, e ti sulmojnë pastaj. Veprime të tilla, agresione të tilla, barbarizma të tillë, nuk e trembin opozitën, nuk e frikësojnë opozitën. Duhet të dënojmë atë gjest barbar, ishte një shkelm për demokracinë, si një goditje e thellë e lirive dhe për ta katandisur demokracinë akoma më tej drejt skutave lindore, prandaj sa nuk është vonë duhet të jemi koshient së bashku”, tha Tritan Shehu.
“Rama bëri gjithçka në një ditë për ta gjunjëzuar opozitën, pasi kishte blerë kreun dhe disa nënkrerë të saj dhe tentoi ta gjunjëzojë opozitën, ku pa që nuk ia arriti dot, aplikoi skenarin e dytë, posi mori vulën, përsëri nuk arriti ta gjunjëzojë opozitën, pas dhunës politike, erdhi dhuna fizike. Është goditur demokracia”, tha Flamur Noka.
Lajmi kryesor:
Goditja me grusht/ 'Rithemelimi: Rama do eliminimin e opozitës! Berisha: Jam dëshmi e gjallë që s'mposhtemi! Spiropali: Kthehu pas në kohë e kujtohu ç'ke bërë
B.K.//ReportTv.al