Edi Rama

Sulmi ndaj gazetares, Rama: E patolerueshme barbaria, pres ndëshkimin e keqbërësve

30 Gusht 2018, 14:26| Përditesimi: 30 Gusht 2018, 17:33

  • Share

TIRANE-Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas sulmit mbi banesën e prindërve të gazetares së kronikës Klodiana Lala. Shefi i qeverisë shqiptare e cilëson si të patolerueshme dhe barbari sulmin, ndërsa thotë se strukturat e shtetit janë të angazhuara maksimalisht për të zbardhur ngjarjen. Rama shton se inkurajon Klodianën në këtë moment kritik.

E patolerueshme barbaria mbi shtëpinë e gazetares Klodiana Lala! Ngjarja duhet zbardhur sa më parë dhe strukturat e shtetit janë të angazhuara maksimalisht. Mbështes e inkurajoj Klodianën në këtë moment kritik dhe pres me padurim ndëshkimin e keqbërësve.

Edi Rama

Banesa e prindërve të gazetares së kronikës Klodiana Lala është bërë pre e një sumi me armë mëngjesin e sotëm. Lajmi konfirmohet për Report Tv nga burime policore, të cilat saktësojnë se sulmi ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit, ndërsa fatmirësisht askush prej familjarëve nuk është lënduar.

Në drejtim të banesës është derdhur një breshëri kallashnikovi. Burimet saktësojnë se në momentet e sulmit familjarët e Lalës, prindërit, vëllai por edhe fëmijët e gazetares ndodheshin në banesën e gazetares në lagjen “Bruk”, në rrugën “Shkëndija”.

Policia në njoftimin e saj zyrtar thotë se po heton për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Për ngjarjen reagoi edhe Unioni i Gazetarëve Shqiptarë, i cili dënon aktin e rëndë. Vetë Lala e kontaktuar nga UGSH-ja, ka deklaruar se sulmi ka ndodhur për shkak të detyrës së saj si gazetare.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Fredi: 30/08/2018 19:58

    Nga kush e pret ndeshkimin zoti Rama? Po flet si beu tek filmi " Toke e pergjakur"!

    Përgjigju
  • Roza: 30/08/2018 18:01

    Zoti Rama, mos lejoni tju akuzojne kriminelet qe kane bere vrasje pa fund. Ky eshte akt I denueshem dhe nuk ka lidhje fare me shpeton. Kjo ka lidhje me ata qe duan te sento je figuren e shtetit në syte e europes por qe populli e di shume mire kush fshihet mbas kesaj.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?