Një ngjarje e rëndë ndodhi sot në qytetin Graz të Austrisë, ku dhjetë fëmijë humbën jetën si pasojë e një sulmi të rëndë, mes tyre edhe një vajzë nga Kosova, Lea Bajrami, me origjinë nga Komuna e Vitisë.
Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka reaguar në Facebook pas kësaj tragjedie duke shprehur dhimbjen e tij të thellë për humbjen e jetës së Leas dhe ka dërguar ngushëllime të përzemërta familjes Bajrami, e cila është me origjinë nga komuna që ai drejton.
“Lajmi për humbjen e jetës së vajzës suaj, Lea Bajrami, më ka tronditur dhe më ka prekur shumë. Humbja e një fëmije, e një shprese për të ardhmen, është një plagë e pashlyeshme për gjithë shoqërinë tone. Në emër të Komunës së Vitisë dhe qytetarëve tanë, i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes Bajrami dhe u lutemi që Zoti t’ju japë forcë e durim për të përballuar këtë dhimbje,” u shpreh ai.
Lajmi kryesor:
Austri/ Masakër me armë zjarri në një shkollë në Graz, 10 të vdekur, 28 të plagosur! Mediat: Autori një ish-nxënës, ndihej i bullizuar (Foto+Video)
H.K/ReportTv.al
