Vjosa Osmani

Sulmi në Banjskë, krerët e partive opozitare në Kosovë takohen me Vjosa Osmanin

27 Shtator 2023, 16:54| Përditesimi: 27 Shtator 2023, 17:04

  • Share

1695826553_vjosaosmani.jpg

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar një takim me krerët e partive opozitare të Kosovës ditën e sotme, në lidhje me sulmin e 24 shtatorit nga grupi i armatosur serb në fshatin Banjskë të Zveçanit mbi Policinë e Kosovës, ku mbeti i vdekur efektivi Afrim Bunjaku.

Ndër të parët që zhvilloi takim me Osmanin ishte kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiu. Përmes një deklarate ai theksoi se në takimin me Osmanin theksoi rëndësinë e unitetit kombëtar në raste të tilla për të përballuar sfidat periodike që vijnë nga Serbia.

“Kam shprehur mirënjohjen e Lidhjes Demokratike të Kosovës për të gjithë në shërbim. Kam shprehur po ashtu domosdoshmërinë e unitetit nacional në përballje me sfidat që mund të vijnë nga Serbia, si shtet sponsorizues e strehues i terroristëve”, shkroi Abdixhiku në një postim në rrjetin social “Facebook”

Ndërkaq, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, pas takimit teksa fajësoi Serbinë, Haradinaj e cilësoi sulmin në veri si akt terrorist ndërsa shtoi se duhet një hetim ndërkombëtar për zbardhur të gjitha rrethanat. E rëndësishme për të është që të ketë bashkëbisedim në situata të tilla të sigurisë për shkak se siç tha ai rreziku për sigurinë vazhdon.

“Serbia nuk e fsheh faktin se është sponsorizuese, trajnuese dhe i ka dhënë udhëzime këtij grupi terrorist. Me qenë se është kështu, është mjaft me interes të Amerikës dhe BE-së të zhvillohet një hetim dhe të vërtetohet që Serbia është prapa këtij sulmi –edhe pse shihet e dihet botërisht – por, të hetohet nga hetuesit ndërkombëtarë, me mundësi edhe të një gjykate, ashtu siç ka ndodhur me Kosovën [të ndodhë] edhe për Serbinë, të gjykohen ata që po e rrezikojnë rajonin me vepra terroriste”, tha ai.

Pritet që në orët në vijim me Osmanin të takohet edhe kryetari I Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi.


Lajmi kryesor:

Sulmi në veri, Albin Kurti: Grupi i armatosur skenar për gjakderdhje në Kosovë! Me armatim me vlerë 5 mln euro e mjaftueshme për qindra luftëtarë


B.K/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?