Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot në mbledhjen e qeverisë së Kosovës tha se grupi i armatosur ka pasur armatim në vlerë mbi pesë milionë euro dhe sasi të mjaftueshme për një grup prej qindra luftëtarëve dhe me ketë është dëshmuar skenari për gjakderdhje në Kosovë.
Të dielën u cënua sovraniteti shtetëror, integriteti territorial dhe siguria kombëtare. Po atë ditë është dëshmuar rreziku qëllimi, potenciali dhe gadishmëria e grupeve terroriste që kemi luftuar për më shumë se 2 vjet e gjysmë. Mbi pesë milionë euro dhe sasi të mjaftueshme për një grup prej qindra luftëtarëve është dëshmuar skenari për gjakderdhje në Kosovë. U përfshinë individë të sanksionuar nga SHBA e Mbretëria e Bashkuar për aktivitete kriminale. Ata janë në kërkim në Kosovë për vepra penale në Kosovë. Ata shfaqen në krah e përkrah në një tryezë në Rashkë e Beograd me presidentin e Serbisë Vuçiç dhe duke paralajmëruar rolin e drejtpërdrejt të shtetit serb në këtë mes”
Kurti tha se pas dokumentit të pjesëmarrjes së Radoiçiçit në sulmin e 24 shtatorit ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit, është “jetike” pluralizmi politik te serbët.
“Pas dokumentimit të pjesëmarrjes së nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radoiçiç, është vërtetuar një gjë që meriton vëmendjen e të gjithëve, rëndësia jetike e ringjalljes së pluralizmit politik të serbëve në Kosovë. Nuk ka demokraci e liri pa pluralizëm, serbët e Kosovës duhet të çlirohen nga tutelat e Serbisë. Kufirin me Serbinë, më shumë sesa vija e gjatë kufitare dhe terreni malor, sidomos në pjesën veriore, veçanërisht të rrezikshme dhe të vështirë e bëjnë sjellja dhe apetiti i Beogradit zyrtar", tha Kurti.
Mbledhjen e Qeverisë e nisi me një minutë heshtje në nderim të zyrtarit policor të vrarë ndërsa vlerësoi profesionalizmin e lartë të Policisë së Kosovës.
Qeveria e Kosovës i akordua një fond 50 mije euro familjes së policit të vrarë Afrim Bunjaku gjatë sulmit terrorist të dielën në veri.
Nga ana e tij Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit i Kosovës, Hajrullah Çeku, deklaroi se sulmi i 24 shtatorit ka pasur një dimension të rrezikshëm, “përdorimin e një aseti të trashëgimisë kulturore dhe fetare për qëllime kriminale.
“Manastiri Ortodoks në fshatin Banjskë të Zveçanit, monument i trashëgimisë kulturore dhe i mbrojtur me ligjet e Republikës së Kosovës, është përdorur si strehë nga grupi terrorist, përfshirë armatimin e tyre”.
Ai shtoi se manastirit i janë shkaktuar jo pak dëme nga grupi i armatosur dhe se qeveria është e gatshme të ndërhyjë për të rikontruktuar.
“Besoj thellë që qëllimi i pjesëtarëve të këtij grupi, por edhe i urdhërdhënësve të tyre, ka qenë që përveç dëmit fizik në manastir, të dëmtohen edhe marrëdhëniet ndërfetare dhe ndëretnike në Kosovë. Qeveria e Kosovës e ka kodin buxhetor dhe mjetet e nevojshme për ndërhyrje sanuese edhe në manastirin e Banjskës”, ka thënë mes tjerash ai.
Policia e Kosovës arrestoi tetë persona në lidhje me sulmin e armatosur që ndodhi më 24 shtator në Banjskë të Zveçanit ku mbetën të vrarë dhe tre sulmues serbë.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar një takim me krerët e partive opozitare të Kosovës ditën e sotme, në lidhje me sulmin e 24 shtatorit nga grupi i armatosur serb në fshatin Banjskë të Zveçanit mbi Policinë e Kosovës, ku mbeti i vdekur efektivi Afrim Bunjaku.
Ndër të parët që zhvilloi takim me Osmanin ishte kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiu. Përmes një deklarate ai theksoi se në takimin me Osmanin theksoi rëndësinë e unitetit kombëtar në raste të tilla për të përballuar sfidat periodike që vijnë nga Serbia.
“Kam shprehur mirënjohjen e Lidhjes Demokratike të Kosovës për të gjithë në shërbim. Kam shprehur po ashtu domosdoshmërinë e unitetit nacional në përballje me sfidat që mund të vijnë nga Serbia, si shtet sponsorizues e strehues i terroristëve”, shkroi Abdixhiku në një postim në rrjetin social “Facebook”
Ndërkaq, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, pas takimit teksa fajësoi Serbinë, Haradinaj e cilësoi sulmin në veri si akt terrorist ndërsa shtoi se duhet një hetim ndërkombëtar për zbardhur të gjitha rrethanat. E rëndësishme për të është që të ketë bashkëbisedim në situata të tilla të sigurisë për shkak se siç tha ai rreziku për sigurinë vazhdon.
“Serbia nuk e fsheh faktin se është sponsorizuese, trajnuese dhe i ka dhënë udhëzime këtij grupi terrorist. Me qenë se është kështu, është mjaft me interes të Amerikës dhe BE-së të zhvillohet një hetim dhe të vërtetohet që Serbia është prapa këtij sulmi –edhe pse shihet e dihet botërisht – por, të hetohet nga hetuesit ndërkombëtarë, me mundësi edhe të një gjykate, ashtu siç ka ndodhur me Kosovën [të ndodhë] edhe për Serbinë, të gjykohen ata që po e rrezikojnë rajonin me vepra terroriste”, tha ai.
Pritet që në orët në vijim me Osmanin të takohet edhe kryetari I Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi.
Në mbledhjen e ditës së sotme, qeveria e Kosovës ka vendosur dhënien e shumës prej 50 mijë eurosh për familjen e efektivit Afrim Bunjaku, i cili vdiq në krye të detyrës, më 24 shtator 2023, gjatë një përplasje me grupin e armatosur serb në fshatin Banjskë të Zveçanit.
Mbledhja e qeverisë së Kosovës ditën e sotme raportohet se ka nisur duke mbajtur një minutë heshtje për efektivin Afrim Bunjaku.
Kurti dhe qeveria e tij me reforma dhe kete pergatitje kane fituar rrespektin e 20 milion shqiptareve kudo ne bote ! Serbia ne shtepine e tyre , Kosova ne shtepine e tyre ! Besoj kemi njohje perfundimtare
PërgjigjuDuhet te jesh idiot noterik qe te mendosh se serbet do beheshin qytetare model po te kishin asosacionin e komunave me shumice serbe. Asosacioni do krijonte kushtet per kryengritje ne shkalle te gjere dhe krijimin e nje minishteti kukull te Moskes ne veri. Kurti eshte i vetmi qe e ka mbrojtur kete te vertete te madhe kunder te gjitheve duke vene ne rrezik karrigen dhe koken. Koha i dha te drejte. Megjithate perendimi ende ben sikur nuk kupton gje kurse Rama shikon interesat e tij personale.
PërgjigjuQeveri idiote,po pse ju intereson sa kane shpenzuar para per blejet e armatimit ty?? Pra ti po nxjerr bilancin e kriminelave? Apo duhet te llogaritesh demin qe do kishte kosova per perdorin e ketyre aremeve.
PërgjigjuVuçiç pretendon se terroristet i kane gjetur armet vete dhe se nuk jane mbeshtetur nga Serbia. Kostoja 5 milione euro eshte e rendesishme te permendet sepse tregon se ka qeveri e sherbime sekrete prapa ketyre veprimeve.
Nga i tere konteksti i ngjarjes se 24 shtatorit ne Veri te Kosoves po na rezulton se vuçiçKaka ka keputur dardha prapa shpines se Borrell-Lajçak-Eskobar....ashtu siç vazhdojne te kepusin dardha ministrat shqiptar ne Tirane prapa kurtuzit te edvinit tone kryeminister.
Përgjigju