Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta po e ndjek me shumë shqetësim situatën në Kavajë, shkruante në facebook Tedi Blushi.
''Për shkak se aktualisht, Kreu i Shtetit ndodhet në Elbasan, në një iftar të organizuar nën kujdesin e Tij, me klerikët lokalë të pesë komuniteteve fetare, ku janë të ftuar edhe personalitete të nderuara të qytetarisë elbasanase, si dhe për shkak të një interviste të planifikuar më herët në TV "Skampa", bëj me dije se menjëherë pas saj, Presidenti Meta do të niset urgjentisht drejt Kavajës. Kreu i Shtetit i fton qytetarët e Kavajës të mos provokohen dhe të ruajnë qetësinë në këto ditë të fundit para Referendumit të Ndryshimit të Madh të 25 Prillit'' perfundon Tedi Blushi
Lajmi kryesor:
Të shtëna me armë në zyrën elektorale të PD në Kavajë, 1 i plagosur! Basha: Atentat nga një kryeministër që e di se do humbë! Rama: Mos nxit tension, të arrestohet autori! Mister shkaqet
B.K./ReportTv.al