Kronikë

Të shtëna me armë në zyrën elektorale të PD në Kavajë, 1 i plagosur! Basha: Atentat nga një kryeministër që e di se do humbë! Rama: Mos nxit tension, të arrestohet autori! Mister shkaqet

19 Prill 2021, 19:31| Përditesimi: 19 Prill 2021, 23:38

  • Share

KAVAJË- Të shtëna me armë në një zyrë elektorale të Partisë Demokratike në Kavajë kanë tronditur pasditen e sotme banorët atje, por edhe kanë 'trazuar ujërat' në politikën në Tiranë. Një i ri 27-vjeçar ka mbetur i plagosur, i identifikuar si Bledi Okshtuni teksa autor i shpallur në kërkim është Ndricim Jonuzi Tahiri, një person me precedentë penal i cili është dënuar në 2014 me 8 vite burg për vrasje me dashje.

Ende nuk ka detaje se çfarë ka ndodhur në të vërtetë ndërkohë që nga autoritetet është duke u hetuar mbi arsyet e konfliktit që çoi në përplasje. Megjithatë, Partia Demokratike me në krye Lulzim Bashën kanë nxituar duke drejtuar gishtin nga PS-ja dhe kryeministri Edi Rama. Nga vendi i ngjarjes, Basha e cilësoi si një atentat ndaj PD-AN nga një kryeministër që e di se do të humbasë në zgjedhjet e 25 prillit. Në përgjigje të tij, Rama tha se kjo ngjarje është shumë e rëndë, por politizimi i saj është edhe më i rëndë. Ai iu drejtua kryedemokratit Lulzim Basha që të mos nxisë tensione, e ndërsa shtoi se Meta duhet të ndalë fushatën e tij që ai e quan “idioteske të tensionimit”.

Report Tv ka sjellë pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet që në ambientet e zyrës së PD-së ka njolla gjaku e ndërsa krijoi edhe kaos në rrugë, ku dhjetëra qytetarë u mblodhën pranë zyrës në mbështetje të të plagosurit, ku sipas selisë blu është sekretarit i PD-së në Kavajë. Në vendngjarje ka qenë edhe Grida Duma, kandidate për deputet në Kavajë, teksa edhe presidenti Ilir Meta ishte i pranishëm.

Brenda zyrës elektorale të PD-së pas sulmit me armë

Ora 00:12
Meta viziton të plagosurin nga sulmi në zyrën elektorale të PD: Policia dhe Prokuroria të kapë grupin e strukturuar të këtij akti të rëndë

1618864338_metakavaje.jpg

Presidenti Ilir Meta ka vizituar mbrëmjen e sotme në spital, sekretarin e PD-së në Kavajë, Bledi Okshtuni. Ai mbeti i plagosur si pasojë të shtënave me armë në zyrën elektorale të PD-së në Kavajë.

“Sulmi nga militantë të Rilindjes dhe drejtorë të Bashkisë së Kavajës. Për fat të mirë ai është jashtë rrezikut për jetën. Policis dhe Prokuroria të veprojnë menjëherë për të vënë përpara përgjegjësisë jo vetëm autorin, por edhe grupin e strukturuar që kanë organizuar këtë akt. Historia e zgjedhjeve ë Shijakut dhe Dibrës kanë mbaruar njëherë e përgjithmonë. Shqipëria në 25 prill do e thotë fjalën e saj me qetësi dhe vendosmëri, e rëndësishme të kuptojmë që është moment historik për vendin Të gjithë të respektojmë Kodin Zgjedhor, t’u bëjnë apel përkrahësve të tyre për të mos u përshirë në krime zgjedhore dhe njëkohësisht jemi në një moment kur cdo përpjekje për të përshkallëzuar dhunën mund të rezultojë fatale për ata që e frymëzojnë. Regjimi i patronazhit, spiunimit ka sosur njëherë e përgjithmonë. Shqipëtarët  nuk duhet të vriten me shqiptarët për ata që kanë frikë nga drejtësia. Ato që kanë frikë nga vota e barabartë kanë frikë nga drejtësia që kanë kapur nga fyti për shkak të zullumeve që kanë bërë”, tha Meta.

Ora 22:27
Meta në krah të Grida Dumës në Kavajë, kërcënon Ramën: Thirri mendjes, të jetë gjaku i fundit, shko rrëfeu në SPAK! Po kur të bëhet gjithë populli problematik me mua në krye? (VIDEO)

Presidenti i Republikës Ilir Meta i ka bërë thirrje nga Kavaja kryeministrit Edi Rama të reflektojë dhe të rrëfehet tek SPAK. Krah tij ishte dhe kandidatja e PD Grida Duma.

“Thirri mendjes para se të jetë votë, boll e shkele Kodin, ti dhunove marrëveshjen e 5 qershorit, mos kujto se Kavaja tremben. Ju përshëndes për fushatën e qetë dhe civile dhe vazhdoni në këtë mënyrë, ftoj qytetarët e Kavajës që të ruajnë qetësinë, Policia t’i lërë motivet e dobëta, Ardi Veliu lëri motivet e dobëta, është serioze tani nuk ka shaka, dhe ata që janë në kërkim mos i lërni që të bredhin se do ketë veprime spektakolare që nuk ua pret mendja, ka cuna problematik, po kur të bëhet populli dhe presidenti problematik. Reflekto dhe shko te SPAK dhe rrëfeu, ruajnei qetësinë”, tha Meta.

 

Ora 21:06
Sulmi me armë në zyrën elektorale të PD-së, reagon Dash Shehi: Autori ka qenë i shoqëruar nga Drejtori i Policisë Bashkiake të Kavajës

Kryetari i LZHK-së dhe njëkohësisht kandidati për deputet i Partisë Demokratike Dashamir Shehu ka reaguar në lidhje me plagosjen e sekretarit të PD-së në Kavajë brenda zyrave të kësaj partie. Shehi bën thirrje që ngjarja të zbardhet sa më parë, ndërkohë që shton se në kohën kur ka ndodhur përplasja autori ka qenë i shoqëruar nga Drejtori I Policisë Bashkiake të Kavajës.

Shehi nënvizon se autoritetet duhet të reagojnë urgjent pasi jemi përballë një incidenti të rëndë elektoral që mund të ketë pasoja të rënda.

'Mos provokoni popullin qytetar të Kavajës, opozita nuk frikësohet! Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e kësaj të hëne në Kavajë, ku 25 vjeçari Bledi Okshtuni, Sekretar I PD Kavajë ka mbetur I plagosur më armë zjarri në zyrat e Partisë Demokratike të Kavajës. Autori I sulmit Ndriçim Tahiri, person me precedentë penal është një biznesmen I lidhur me Bashkinë e Kavajës, ndërkohë policia është vënë në ndjekje të tij. Po e ndjek me shqetësim këtë situatë, pasi në kohën kur ndodhi plagosja autori ka qënë I shoqëruar nga Drejtori I Policisë Bashkiake të Kavajës. Autoritetet duhet të reagojnë urgjent pasi jemi përballë një incidenti të rëndë elektoral që mund të ketë pasoja të rënda. Të plagosurit I uroj shërim të shpejtë. Si një njeri që e njoh mirë qytetin e Kavajës, si nip I asaj treve, ju kërkoj të mos provokoni qytetarët fisnikë të Kavajës, mos provokoni demokratët e Kavajës, pasi kjo mund të ketë pasoja të rënda për vendin. Gjatë këtyre ditëve kam qënë shpesh në Kavajë dhe ndaj bindjen e plotë në fitoren plebishitare të opozitës në këtë rreth dhe çdo përpjekje për të nxitur tension do marrë përgjigjen e merituar nga qytetarët e Kavajës, kalatizator të demokracisë në Shqipëri.'- shkruan Shehi.

Ora 21:05
Sulmi me armë në Kavajë, Rama: Autori të arrestohet! Politizimi i ngjarjes po aq i keq sa vetë ngjarja, Basha të mos nxisë tension

1615225514_edii.jpg

Kryeministri Edi Rama tha se sulmi i zyrës elektorale të PD në Kavajë është një akt i rëndë, por edhe më i rëndë është politizimi i saj nga Lulzim Basha dhe Ilir Meta.

“Plagosja e Kavajës e patolerueshme! Autori duhet çuar në pranga sa më shpejt! Politizimi i kësaj ngjarjeje është po aq i keq sa vetë ngjarja! LB duhet të bashkohet me mua për të mbështetur drejtësinë pa nxitur tensionin, ndërsa IM duhet ta ndalë fushatën idioteske të tensionimit”, shkruan Rama.

Ora 20:41
Sulmi me armë në zyrën elektorale në Kavajë, Basha: Atentat ndaj PD-AN nga Rama që e di që të dielën do humb (VIDEO)

Kryedemokrati Lulzim Basha reagon pas sulmit me armë në zyrën elektorale të PD-së. Ai ka drejtuar gishtin nga kryeministri Edi Rama, sipas së cilit është një sulm që ka ardhur me prapavijë politike.

"Sonte Kavaja është përballur me një ngjarje të rëndë! Një atentat kundër Partisë Demokratike, kundër Aleancës për Ndryshim, nga një kryeministër që e di se të dielën ai humb, Kavaja Fiton dhe Shqipëria fiton! Një njeri i cili ka humbur çdo lloj kufiri njerëzor dhe që sot hesht, ndërkohë që njerëzit e tij me dhunën dhe aktet e atentatit jo thjesht ndaj një aktivisti tonë, por ndaj demokracisë, tregojnë se këtij rrëgjimi i ka ardhur fundi. Kërkojnë të frikësojnë Kavajën. Kërkojnë të frikësojnë Partinë Demokratike, koalicionin për ndryshim dhe shqiptarët, kërkojnë të na mbyllin gojën. Nuk na e kanë mbyllur gojën kurrë! Nuk i kemi frikë, do të marrin përgjigjen e merituar me votë të dielën nga Kavaja dhe nga e gjithë Shqipëria. Sepse Kavaja e di fare mirë të tilla akte kanë shënuar kthesat e mëdha, rrëzimin e diktatorëve dhe diktaturave. Ato tregojnë frikën në palcë dhe humbjen e toruas nga një njeri dhe një  grusht njerëzish që e dinë se shqiptarët janë të vendosur t’i largojë që e dinë që shqiptarët janë më të bashkuar se kurrë për të sjellë ndryshimin. E bashkuar dhe e vendosur më shumë se kurrë  është Kavaja, Partia Demokratike, Aleanca për Ndryshim, Shqipëria dhe shqiptarët. Ndaj vëllezër dhe motra, të rinj dhe të reja të Kavajës e mbarë Shqipërisë, le t’ia japim përgjigjën këtij akti burracak,  këtij atentati ndaj demokracisë të gjithë masivisht ditën e diel në kutitë e votimit dhe kështu t’i japim fund njëherë e mirë këtij 8-vjeçari makth për shumicën dërrmuese të shqiptarëve e të kthejmë Kavajën e demokracisë, të shpresës e të zhvillimit, Shqipërinë shpresës dhe të ndryshimit të gjithë se bashku. Të gjithë së bashku, asnjë hap mbrapa le të vazhdojmë marshimin tonë ditë për ditë, krah për krah deri ditën e diel ku Kavaja Shqipëria do t’i japin përgjigjen e merituar këtij atentati të shëmtuar kundër demokracisë, kundër Partisë Demokratike dhe kundër koalicionit tonë për ndryshim. Zoti ju bekoftë ju! Zoti e bekoftë Kavajën demokratike! Zoti e bekoftë Shqipërinë", tha Basha. 

Ora 20:39
PS distancohet nga të shtënat me armë në zyrën e PD-së në Kavajë, Xhafaj: Dënojmë aktin, autori të vihet para drejtësisë

Partia Socialiste është distancuar nga plagosja e ndodhur këtë të hënë në Kavajë, në një zyrë elektorale të PD-së. Kandidati i PS-së për deputet në këtë qytet, Etjen Xhafaj, kërkon që autori të vihet para drejtësisë dhe ngjarja të mos politizohet.

'Ngjarje si kjo e sotmja nuk përfaqësojnë kulturën dhe qytetarinë e Kavajës. Jam i bindur se ngjarja nuk ka lidhje me politikën dhe ne që garojme për zgjedhjet e 25 Prillit duhet të jemi të parët që jo vetëm ta denojmë aktin e sotëm, por edhe mos ta politizojmë këtë ngjarje.

Zgjedhjet duhet te jenë festë dhe kështu do të jenë në Kavajë e gjithë Shqipërinë. Autoritetet duhet të veprojnë me shpejtësi dhe autorët duhet të vendosen një orë e më parë para drejtësisë. Shërim sa më të shpejtë për djalin e përfshirë në ngjarje!'- shkruan Xhafaj.

Ora 20:24
FOTO-EKSKLUZIVE/ Kush është autori që sulmoi me armë në zyrat e PD-së, i dënuar në 2014 me 8 vite burg për vrasje në Itali

1618856657_ndricim.jpeg

Ky është Ndricim Jonuzi Tahiri. Ai është është dënuar në Itali me 8 vite burg për vrasje dhe është arrestuar në Shqipëri në 2014.

 

Ora 20:19
Plagoset simpatizanti  i PD në Kavajë, qindra militantë grumbullohen në zyrën  elektorale (VIDEO)

Me qindra militantë të Partisë Demokratike janë grumbulluar në zyrën elektorale të Partisë Demokratike në Kavajë, ku pasditen e sotme një person me precedentë kriminalë ka qëlluar dhe ka lënë të plagosur një 27-vjeçar.

1618856524_1618856375Screenshot5.jpg

Me rreth të kuq Grida Duma
Ora 20:18
Sulmi në zyrën elektorale të PD-së, Meta: Pas darkës dhe emisionit do të nisem urgjentisht drejt Kavajës

1614178277_Screenshot4.jpg

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta po e ndjek me shumë shqetësim situatën në Kavajë, shkruante në facebook Tedi Blushi.

''Për shkak se aktualisht, Kreu i Shtetit ndodhet në Elbasan, në një iftar të organizuar nën kujdesin e Tij, me klerikët lokalë të pesë komuniteteve fetare, ku janë të ftuar edhe personalitete të nderuara të qytetarisë elbasanase, si dhe për shkak të një interviste të planifikuar më herët në TV "Skampa", bëj me dije se menjëherë pas saj, Presidenti Meta do të niset urgjentisht drejt Kavajës. Kreu i Shtetit i fton qytetarët e Kavajës të mos provokohen dhe të ruajnë qetësinë në këto ditë të fundit para Referendumit të Ndryshimit të Madh të 25 Prillit'' perfundon Tedi Blushi

Ora 20:01
Plagosi një person në zyrën e PD, identifikohet autori! Është me precedent kriminal

1618854185_Screenshot3.jpg

Personi i shpallur në kërkim për të shtënat me armë në zyrën e PD në Kavajë quhet Ndriçim Jonuzi ose Ndriçim Tahiri, pasi e ka ndërruar mbiemrin. Ky shtetas është me precedent të theksuar kriminal në fushën e krimit kundër jetës në një vend të BE-së. ky shtetas mbrëmjen e sotme ka plagosur me arme zjarri shtetasin Bledar Okshtuni

Ora 19:56
FOTO-EKSKLUZIVE/ Ky është personi që u plagos në zyrën elektorale të PD-së

1618855034_abcd678b8d2e41b182eda31f2e73dfe4.jpg

Ky është Bledar ose Bledi Oshtuni që mbeti i plagosur si pasojë e të shtënave me armë në zyrën elektorale të PD-së

Ora 19:54
Të shtëna me armë në zyrën e PD, identifikohet autori! Policia jep detajet zyrtare: 27-vjeçari u qëllua në këmbë

Policia ka dhënë informacionin zyrtar për ngjarjen e rëndë që ka ndodhur sot në Kavajë. POlicia thotë se është identifikuar dhe është shpallur në kërkim autori i dyshuar.  

Ndërkohë që vijon krehja e zonës për kapjen e tij.

"Sot rreth orës 19:00, në lagjen nr.4, në Kavajë, shtetasi N. J., dyshohet se si pasojë e një konflikti  për motive të dobta, ka hyrë në ambientet e brendshme të një zyre elektorale të një subjekti politik  dhe  ka plagosur me armë zjarri pistoletë në këmbë shtetasin B. O., 27 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Durrësit, nën kujdesin e mjekëve.  Menjëherë forca të shumta Policie kanë shkuar në vendngjarje dhe vijon krehja e zonës si edhe janë ngritur pika kontrolli në hyrje -dalje të Qytetit për kapjen e autorit.  Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën  për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes", thuhet në njoftimin e policisë.

Ora 19:51
Sulmi me armë zjarri në zyrën elektorale të PD-së, Report Tv sjell pamje nga vendi i ngjarjes, njolla gjaku dhe kaos në rrugë

Report Tv sjell pamje nga vendi i ngjarjes në zyrën elektorale ku u regjistruan të shtënat me armë, e për pasojë një person mbeti i plagosur. 

Ora 19:37
Sulmi me armë në zyrat e PD-së, në vendngjarje Grida Duma! Basha niset me urgjencë drejt Kavajës

Pas sulmit me armë në zyrat e PD-së, kryedemokrati Lulzim Basha është nisur me urgjencë drejt Kavajës. Ndërkohë që shihet që e pranishme është dhe Grida Duma, kandidate për deputete në këtë qytet.

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Edo: 20/04/2021 22:30

    Turp te kesh o President prej lecke , o qelepires , o i paesi fytyre

    Përgjigju
  • vjosa: 20/04/2021 18:26

    GRIDA SUPERKURVA NE VENDNGJARJE ME SIGURI PA BREKE....

    Përgjigju
  • Likja: 20/04/2021 08:53

    O emigrant i qelbur mos perdorni fene!lere fene neper komente,pse fyeni,fyeni ktiminelin jo fene.

    Përgjigju
  • Qimios Pekaraqis:: 20/04/2021 02:09

    Luli pas humbjes se zgjedhjeve do japi doreheqjen.

    Përgjigju
  • emigranti: 20/04/2021 02:01

    Nje tjeter i radikalizuar. Allahu u akbar ...

    Përgjigju
  • Iris: 20/04/2021 01:43

    Politikanet po i hedhin benzine zjarrit,pa u sqaruar ngjarja nga organet e rendit,sa per kete Ndricim Jonuzin,ky duket tamam si terrorist i ISIS.

    Përgjigju
  • Foto: 20/04/2021 01:03

    Ky qenka si taleban...ka marre urdher nga kalifati islamik per te bere percarje nder shqiptare....

    Përgjigju
  • Xxxxc: 20/04/2021 00:44

    Sa qesharak je bo o Ilir Meta. Del presidenti me fol aty si edukatore kopshti. O pikaaaa qe ste bie

    Përgjigju
  • emigranti: 20/04/2021 00:35

    Nje tjeter sulm nga muslim brothers sot ... aferim yxhym

    Përgjigju
  • Shkodrani: 19/04/2021 23:14

    O Like Floriri o palo President Kur Horrat e shkodres prishen dhe dhunuan barbarisht Seline e Partise Socialiste Shkoder pse nuk vajde o Like ne shkoder Ta denohe Aktin Terorist te vandaleve shkodrane kunder Selise te Partise Socialiste dhe ta denoje duke folur ne Televizor sic dole sot ne kavaje?

    Përgjigju
  • Veper e ilir metes: 19/04/2021 22:45

    Nuk keni me argumente se do merrni humbje spektakolare edhe kerkoni trazira . Mjer ai qe te behet mish per top per ju keto dit . Mjer ai qe do plagoset apo do vritet , sesht e para vetem fillimi

    Përgjigju
  • AltinTop: 19/04/2021 21:38

    Turp te kete kjo opozite qe cdo fatkeqsi apo ngjarje te rende ne kete vend e perdor per perfitim politik...

    Përgjigju
    • Kavajs: 20/04/2021 03:37

      O injorant, po sikur të gjithë shqiptarët te vriteshin per nje te sharë, do ishte shuar vendi, o i prapambetur, o idiot, po ti je per tu peshty ne surrat.kush te ka zbrit nga pema o Mogli.

    • Qytetar kavaje: 19/04/2021 23:10

      Po pse hyne ato 3 vete. Di gje ti apo flet kuturu. Here tjeter kto demokratet te ai shtabi kur shajne me rob shpie ti morin persiper pasojat. Ose te ulin koken ose te shajnë prape dhe te presin plumbin. Mos e myllin deren si fuksa kur jane aq trima. Pergjigje nga nje person prezent afer vendit te ngjarjes.

    • Kavajs: 19/04/2021 23:05

      Pse ne zyrat e PD si do e quaje ti, hynë 3 vetë njeri nga të cilët, shefi i policisë bashkiake. Lutju Zotit ti gjej policia para popullit.

  • Ela: 19/04/2021 21:07

    Babalja e kavajes, kur te kapet ta shofim, po te donte i qellonte jo ne kemb, po ne trup

    Përgjigju
  • I pandehuri Berisha: 19/04/2021 20:56

    A nuk ju vjen ne mendje 2 prilli i 1990 o njerez????? PD e Berishes riperserit vetveten.......

    Përgjigju
  • 25 prilli: 19/04/2021 20:55

    Eshte plani i Luli Metes...duan trazira para zgjedhjeve

    Përgjigju
  • Like: 19/04/2021 20:48

    Likja po e pergatit mire vendin per lufte civile

    Përgjigju
  • Endri: 19/04/2021 20:46

    Ç’eshte ky qelbesire qe politizon çdo gje pa u zbardhur ngjarja?!! Keshtu do vish ne pushtet ti mer mashtrues ordiner?!

    Përgjigju
  • Zjarri: 19/04/2021 20:16

    Po grida suma ka shkuar per te perdorur sumatricen per investigim? Plagosja e di gjithe kavaja qe ka ndodhur e kurdisur nga pd me shprese se do ngjallin elektoratin. Me 25 prill, PD dhe LSI shkojne per skrap!

    Përgjigju
    • Kavajs: 20/04/2021 03:39

      O qytetar kavaje, kjo fushatë duhet te jetë kush ka me shume ide, jo kush e ka me te madh o idiot,sot robt slo e rrujne per baben e vet jo me per Cimin e per Xhimin.

    • Sali: 20/04/2021 03:34

      Ky personi esht nje nga ato ordinerat e kavajes qd ky ka mor nje tender pastrimi kur ky nuk ka as nje mundesi si e ta mari por kshu esht njer, qe jan ne kerkim te bojn naj gjo tjeter dw dnwg si gjeg wsht

    • Qytetar kavaje: 19/04/2021 23:12

      O ti kavajs. Me ca do flasesh ti. Po ju sa i ngjoni emrin atij cimit beni pipin te breket. Po ik tashi mos na bo si trim. Se e di gjith kavaja sa do flisni ju me ate. Mos na hap barkun

    • Kavajs: 19/04/2021 23:04

      E di gjithë Kavaja? Kush për shembull, se une nuk e di. Bledi është çun flori, po nuk e ul koken kollaj, me 26 do flasim me këto çunat problematik, pa merak.

    • Huni me gunga: 19/04/2021 21:40

      Kot nuk thote populli qe ku eshte kurva eshte sherri. Grida Suma e ka te gdhendur.

  • NDRYSHIM: 19/04/2021 20:15

    Asgje e re nga zyret e ‘97, kallashit dhe gjakderdhjes. Partia per NDRYSHIM?

    Përgjigju
    • Shaqo: 19/04/2021 23:07

      Ali Spahia ne Kavaje... Ke mberdhifur o koketul...

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?