Kronikë

Sulmi me armë në zyrën elektorale të PD-së, reagon Dash Shehi: Autori ka qenë i shoqëruar nga Drejtori i Policisë Bashkiake të Kavajës

19 Prill 2021, 21:06| Përditesimi: 19 Prill 2021, 21:24

  • Share

Kryetari i LZHK-së dhe njëkohësisht kandidati për deputet i Partisë Demokratike Dashamir Shehu ka reaguar në lidhje me plagosjen e sekretarit të PD-së në Kavajë brenda zyrave të kësaj partie. Shehi bën thirrje që ngjarja të zbardhet sa më parë, ndërkohë që shton se në kohën kur ka ndodhur përplasja autori ka qenë i shoqëruar nga Drejtori I Policisë Bashkiake të Kavajës.

Shehi nënvizon se autoritetet duhet të reagojnë urgjent pasi jemi përballë një incidenti të rëndë elektoral që mund të ketë pasoja të rënda.

'Mos provokoni popullin qytetar të Kavajës, opozita nuk frikësohet! Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e kësaj të hëne në Kavajë, ku 25 vjeçari Bledi Okshtuni, Sekretar I PD Kavajë ka mbetur I plagosur më armë zjarri në zyrat e Partisë Demokratike të Kavajës. Autori I sulmit Ndriçim Tahiri, person me precedentë penal është një biznesmen I lidhur me Bashkinë e Kavajës, ndërkohë policia është vënë në ndjekje të tij. Po e ndjek me shqetësim këtë situatë, pasi në kohën kur ndodhi plagosja autori ka qënë I shoqëruar nga Drejtori I Policisë Bashkiake të Kavajës. Autoritetet duhet të reagojnë urgjent pasi jemi përballë një incidenti të rëndë elektoral që mund të ketë pasoja të rënda. Të plagosurit I uroj shërim të shpejtë. Si një njeri që e njoh mirë qytetin e Kavajës, si nip I asaj treve, ju kërkoj të mos provokoni qytetarët fisnikë të Kavajës, mos provokoni demokratët e Kavajës, pasi kjo mund të ketë pasoja të rënda për vendin. Gjatë këtyre ditëve kam qënë shpesh në Kavajë dhe ndaj bindjen e plotë në fitoren plebishitare të opozitës në këtë rreth dhe çdo përpjekje për të nxitur tension do marrë përgjigjen e merituar nga qytetarët e Kavajës, kalatizator të demokracisë në Shqipëri.'- shkruan Shehi.


Lajmi kryesor:

Të shtëna me armë në zyrën elektorale të PD në Kavajë, 1 i plagosur! Basha: Atentat nga një kryeministër që e di se do humbë! Rama: Mos nxit tension, të arrestohet autori! Mister shkaqet


M.Q.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?