Kronikë

Sulmoi fizikisht 70-vjeçarin, arrestohet i riu në Vlorë

25 Prill, 13:44| Përditesimi: 25 Prill, 14:13

  • Share

Vlorë- Një 25-vjeçar është arrestuar nga policia e Vlorës pasi sulmoi fizikisht një 70-vjeçar.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur para tre ditësh (23 prill) në lagjen “29 Nëntori”.

Gjatë kontrollit fizik dhe në banesë, autorit 25-vjeçar iu sekuestruan disa përforcues metalikë, një biçak dhe një elektroshok.

Njoftimi i policisë:

Seksioni për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, në vijim të veprimeve hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes së ndodhur më datë 22.04.2025, në lagjen “29 Nëntori”, Vlorë, ku një person i paidentifikuar, dyshohet për motive të dobëta, ka sulmuar fizikisht shtetasin J. K., 70 vjeç, banues në këtë lagje, bën të mundur identifikimin dhe arrestimin e autorit të dyshuar, shtetasit B. D., 25 vjeç, banues në lagjen “Lef Sallata”, Vlorë.

Gjatë kontrollit fizik të ushtruar në momentin e ndalimit, këtij shtetasi iu gjet një përforcues metalik grushti me thikë. Më pas, gjatë kontrollit në banesën e tij, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale edhe dy përforcues të tjerë grushti, një biçak dhe një pajisje elektroshoku.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Xh.K/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni tek strategjia e SPAK për parandalimin e krimeve zgjedhore?