Supë krem me miell orizi
Përbërësit:
- 3 lgj miell orizi
- 1 lgj gjalpë
- 2 filxhanë ujë
- 3-4 filxhanë lëng mishi
- 2 të verdha veze
- 1 gotë qumësht
- 2 lgj oriz të zier
- Bukë të thekur
- Pak gjalpë të tretur
Përgatitja:
Kaurdisim miellin e orizit me gjalpë sa të mos marrë ngiyrë, e shuajmë me ujë dhe e lemë të ziejë 10-15 minuta. Më pas shtojmë lëngun e mishit dhe e lemë të ziejë në zjarr të ngadaltë për rreth 20-25 minuta. E largojmë më pas supën nga zjarri dhe e presim me vezë të rrahura me qumësht të nxehtë. I hedhim gjalpë të tretur dhe e servirim me pak bukë të thekur ose oriz të zier.
Komento