Bylis 1-0 Teuta

Sport

Superliga/ Bylisi mposht 1-0 Teutën dhe del nga zona e ftohtë, 'zhyten' durrsakët

6 Mars, 16:00| Përditesimi: 6 Mars, 16:02

  • Share

BALLSH - Dita e dytë e raundit të 28-të të Superligës shqiptare të futbollit nisi në orën 13:30. Këtë të enjte (6 mars) në orën 13:30 në stadiumin "Adush Muça" të Ballshit, vendasit e Bylisit fituan 1-0 kundër Teutës, duke "zhytur" durrsakët në fundin e ftohtë të renditjes.

Pjesa e parë e ndeshjes nuk prodhoi gola, pa ekuilibër në fushë dhe një Bylis që e kërkoi më me ngulm golin. Përpjekjet e mallakastriotëve të Mezanit do shpërbleheshin në minutën e 53-të, kur Malomo do mposhte portierin Tafas dhe do vendoste tri pikët.

Me këtë sukses Bylis ngjitet në vendin e shtatë me 31 pikë dhe parakalon Teutën, me këta të fundit që për momentin janë në pozitën e tetë me 28 pikë. Po sot, në orën 16:30 Superliga mbyll këtë raund me dy takime. AF Elbasani pret Skënderbeun, ndërsa Tirana dhe Laçi luajnë në "Niko Dovana" të Durrësit.

Superliga, raundi 28-të:

E mërkurë, 5 mars 2025

Egnatia 2–0 Dinamo

Vllaznia 2–0 Partizani

E enjte, 6 mars 2025

Bylis 1–0 Teuta 13:30

AF Elbasani – Skënderbeu 16:30

Tirana – Laçi 16:30 (Durrës)

Renditja:

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket vendimi i qeverisë për të mbyllur me një vit Tik Tok?