Bylisi feston fitoren

Sport

Superliga/ Bylisi mposht 1-0 Vllazninë, Skënderbeu fiton në Laç dhe i largohet fundit! Teuta ndal Dinamon, 'Blutë' zyrtarisht në 'Final 4'

6 Prill, 17:59| Përditesimi: 6 Prill, 20:26

  • Share

Superliga shqiptare e futbollit nisi të dielën e 6 prillit me raundin e 33-të. Me fillim nga ora 15:00 te tri pikët dolën Bylisi dhe Skënderbeu, që i largohen zonës së ftohtë. Po sot, në orën 18:00 Dinamo barazoi 1-1 ndaj Teutës në "Elbasan Arena". Megjithatë, një pikë i mjaftoi Dinamos që zyrtarisht të sigurojë një vend në zonën "Final 4" dhe të bëhet skuadra e dytë pas Egnatias që arrin objektivin. Ky raund mbyllet të hënën me derbin Tirana - Partizani në "Arenën Kombëtare".

Në "Adush Muça" të Ballshit ishin vendasit e Bylisit që fituan 1-0 kundër Vllaznisë. Shkodranët mbetën me një lojtar më pak pas daljes me karton të kuq të qendërmbrojtësit Melos Bajrami pas 24 minutave lojë, teksa goli që vendosi ndeshjen u shënua nga një ish si Victor da Silva në minutën e 48-të.

Në stadiumin e Laçit vendasit dolën pa pikë për ndeshjen e tretë radhazi, pasi Skënderbeu fitoi 1-2. Korçarët shënuan me Bismarck pas 20 minutave lojë, para se Cordeiro të barazonte në fundin e pjesës së parë. Sërish Bismarck shënoi shtatë minuta nga fundi i ndeshjes për t'i dhënë Skënderbeut tri pikë me shumë vlerë.

Në "Elbasan Arena" Dinamo dhe Teuta barazuan 1-1. Ishte Gjinollari që kaloi durrsakët në epërsi në minutën e 18-të, ndërsa Zabërgja në pjesën e dytë (53') vendosi ekuilibrat. Dinamo zyrtarisht ka siguruar një vend në zonën "Final 4"

Superliga, raundi 33:

E diel, 6 prill 2025

15:00 Bylis 1-0 Vllaznia

15:00 Laçi 1-2 Skënderbeu

18:00 Dinamo 1-1 Teuta

E hënë, 7 prill 2025

17:00 Egnatia - AF Elbasani

20:00 Tirana - Partizani

Renditja:

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Produktet e kontaminuara, si e vlerësoni sigurinë ushqimore në Shqipëri?