Dinamo 2-0 Teuta

Superliga/ Egnatia thellon krizën e AF Elbasanit, Dinamo mposht Teutën! Laçi tri pikë kundër Skënderbeut, të diel derbi Tirana - Partizani

30 Nëntor, 18:25| Përditesimi: 30 Nëntor, 19:18

  • Share

Superliga shqiptare e futbollit zhvilloi këtë të shtunë tre ndeshjet e radhës për javën e 15-të. Te tri pikët dolën Egnatia, Dinamo dhe Laçi. Të diel në 19:00 java e 15-të kulmon me derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit.

Në Rrogozhinë skuadra e Egnatias fitoi 3-1 kundër AF Elbasanit. Regi Lushkja zhbllokoi ndeshjen për vendasit pas 12 minutave lojë, para se Lajthia të barazonte sfidën në të 22 minutë. Do ishte sërish Lushkja 12 minuta nga fundit që shënoi golin e dytë, ndërsa Yahaya shënoi të tretin për rrogozhinasit në shtesë. Me 26 pikë Egnatia ngjitet në vendin e dytë, duke lënë pas Vllazninë. Ndërkohë kjo ishte ndeshja e shtatë radhazi që AF Elbasani nuk e njeh fitoren, duke u futur në një krizë rezultatesh. Te Egnatia trajneri Edlir Tetova ka regjistruar ditën e sotme ndeshjen e tij të 100-të në stolin e rrogozhinasve, duke arritur të fitojë për dy sezone radhazi Kupën e Shqipërisë dhe titullin kampion (2023-2024).

Në "Elbasan Arena" Dinamo fitoi 2-0 kundër Teutës dhe i bashkohet pretendentëve në krye. Ishte Zabërgja në minutën e 26-të që kaloi në epërsi Dinamon, teksa Nani në të 71 minutë i dha qetësinë në stol Ilir Dajës. Dinamo ngjitet në kuotën e 24 pikëve në pozitën e katërt.

Laç vendasve iu mjaftoi goli i Koffi Kouame (minuta 28) për të marrë fitoren 1-0 kundër Skënderbeut. Kurbinasit ngjiten në kuotën e 15 pikëve në vendin e tetë duke lënë pas Skënderbeun dhe në fund të renditjes Bylisin. Kujtojmë se ballshiotët fituan dje 1-0 kundër Vllaznisë.

Superliga, raundi 15-të:

E premte, 29 nëntor 2024

13:30 Bylis 1-0 Vllaznia

E shtunë, 30 nëntor 2024

13:30 Laçi 1-0 Skënderbeu

13:30 Egnatia 3-1 AF Elbasani

16:30 Dinamo 2-0 Teuta

E diel, 01 dhjetor 2024

19:00 Tirana - Partizani

Renditja:

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?