Foto ilustruese

Sport

Superliga/ Një nga ndeshjet e 'Final 4' nuk do luhet në 'Arenën Kombëtare'

29 Prill, 16:04| Përditesimi: 29 Prill, 16:05

  • Share

1745776072_superliga.jpg
Superliga e futbollit këtë të martë mësoi ndeshjet gjysmëfinale të "Final 4". Më 4 maj luhet Vllaznia - Dinamo, ndërsa më 5 maj sfida Egnatia - Partizani. Të dyja këto sfida do luhen në "Arenën Kombëtare".

Pas shortit, drejtori i Departamentit të Garave në FSHF, Marjus Sulejmani zbuloi se finaja e vogël për vendin e tretë do të luhet në “Elbasan Arena”. Kështu më datën 9 maj skuadrat humbëse të gjysmëfinalave do luajnë në Elbasan dhe jo në Tiranë, siç ishte programuar më herët.

Kujtojmë se finalja e madhe do zhvillohet në "Arenën Kombëtare" më 12 maj në orën 20:00.


Lajmi kryesor:

VIDEO/ Egnatia - Partizani dhe Vllaznia - Dinamo, mësohen çiftet gjysmëfinale në 'Final 4' e Superligës


S.Dh/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni kontratën 6 mln dollarë të PD për lobim në SHBA?