Superliga shqiptare e futbollit ka nisur sot (31 janar) me javën e 23-të. Gjithçka nisi në stadiumin e Rrogozhinës, aty ku Egnatia kampione në fuqi fitoi 2-1 kundër Bylisit. Po të premte luhet Teuta - Vllaznia në orën 16:30.
Në "Arena Egnatia" vendasit e Egnatias fituan 2-1 kundër Bylisit në një ndeshje që dhuroi një fund emocionues. Fitorja e katërt radhazi për Egnatian që vijon të jetë në krye të renditjes. Golat e ndeshjes u shënuan në pjesën e dytë dhe ishte Egnatia që kaloi në epërsi të dyfishtë me Regi Lushkjan dhe Edison Ndrecën. Në minutën e 83 Ayodeji shkurtoi shifrat për ta bërë fundin e ndeshjes dramatik. Në fund suksesi foli për djemtë e Edlir Tetovës, ndërsa miqtë nga Ballshi shohin humbjen e dytë radhazi pas një ecurie pozitive.
Teuta - Vllaznia luhet në orën 16:30, ndërsa java e 23-të mbyllet nesër me tre takime.
Superliga, raundi 23:
E premte, 31 janar 2025
13:30 Egnatia 2-1 Bylis
16:30 Teuta - Vllaznia
E shtunë, 01 shkurt 2025
13:30 Laçi - Partizani
16:30 Dinamo - Skënderbeu
16:30 Tirana - AF Elbasani
Renditja: