Superliga shqiptare e futbollit rikthehet këtë mesjavë me raundin e 31-të. Duelet do zhvillohen të mërkurë dhe të enjte në orare të ndryshme.
Sot gjithçka merr jetë në orën 15:00, aty ku Laçi pret AF Elbasanin. Me vetëm katër pikë diferencë mes tyre, vendasit kërkojnë të afrohen me verdheblutë e Ivan Gvozdenovic.
Në orën 18:00 në "Arenën Kombëtare" Tirana luan kundër Bylisit. Bardheblutë mbajnë vendin e tetë, ndërsa ballshiotët ndodhen një pozitë më sipër dhe përballja mes tyre vendos shumë për zonën e mbijetesës.
Superliga, raundi 31:
E mërkurë, 26 mars 2025
15:00 Laçi - AF Elbasani
18:00 Tirana - Bylis
E enjte, 27 mars 2025
17:00 Dinamo - Partizani
17:00 Teuta - Skënderbeu
20:00 Egnatia - Vllaznia
Renditja:
Komente
